Ivanov: Infrastruktura të mos jetë peng e hegjemonive ët vjetra

Gjatë fjalës së tij, në takimin rajonal të presidentëve, Gjorgje ivanov vuri theksin në nevojën e ndërtimit ët infrastrukturës për tu lidhur me infrastrukturën evropiane. Sipas tij, infrastruktura aktuale po mbanë rajonin peng të hegjemonive të vjetra.

“Ai që ndryshon gjeografinë, ai ndryshon edhe të ardhmen. Lidhja e magjistrales Adriatik-Jon,  me Korridorin 8, përbën ndryshim thelbësor të gjeografisë dhe të së ardhmes së rajonit tonë”, ka deklaruar Presidenti Ivanov. 

Ivanov, ka deklaruar se rëndësia që do të ketë ndërtimi i korridorit 8, nuk do të jetë vetëm ekonomike, por dhe gjeopolitike, sepse do të bëhej alternativë e Korridorit 10”. 

“E tërë infrastruktura ballkanike do të duhej të lidhej me atë evropiane. Jo më kot rruga që nuk çon gjëkundi, quhet rrugë qorre. Në Ballkan kemi shumë rrugë qorre. Vetëm përmes lidhjes infrastrukturore, me korridoret evropiane, do të zhdukeshin rrugët qorre në Ballkan”, ka deklaruar presidenti. 

Ivanov ka realizuar në kuadër të qëndrimit në qytetin bregdetar shqiptar edhe takime bilaterale me presidentët e Shqipërisë dhe Kosovës, Bujar Nishani dhe Atifete Jahjaga.

Lajme të ngjashme

Back to top button