Maqedonia 22 vjet anëtare e Kombeve të Bashkuara

Republika e Maqedonisë sot para 22 viteve është pranuar si anëtare e 181-të e Kombeve të Bashkuara.

Me hyrjen në këtë organizatë është vërtetuar subjektiviteti ndërkombëtaro-juridik i shtetit pas vullnetit të treguar në referendumin e qytetarëve të Maqedonisë me 8 shtator të vitit 1991, për Maqedoni të pavarur.

Megjithatë për shkak të kundërshtimit të palës Greke e cila nuk e pranon emrin kushtetues të Maqedonisë, anëtarësimi në OKB është bërë nën referencën IJRM.

Republika e Maqedonisë deri tani ka realizuar marrëdhënie diplomatike me 170 shtete të botës, ndërsa me emrin kushtetues është e pranuar nga më shumë se 130 shtete, mes tyre edhe 3 anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit – SHBA, Rusia dhe Kina.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button