Mbrojtësit e parkut te Bristoli hoqën dorë nga mbrojtja e tij

Me një porosi në profilin e tyre në Facebook, mbrojtësit e parkut te hoteli “Bristol” njoftuan so heqin dorë nga mbrojtja e tij për shkak se, sipas tyre, atë e okupuan më të fortit.

“Sot është ‘Bristoli’, e nesër mos mendoni se nuk do të vijnë në radhë edhe parku para ndërtesës ose shtëpisë suaj, mu atje ku e kaloni kohën e lirë”, thuhet në njoftimin e Mbrojtësve të parkut, me ç’rast shprehin keqardhje që nuk mundën ta mbrojnë hapësirën publike, edhe përkundër këmbënguljes së tyre 40-ditore.

“Na vjen keq që nuk arritëm deri në fund ta mbrojmë parkun te “Bristoli”, ishin më të fortë… Nuk respektuan asgjë, nuk respektuan askë. U arrestuam për shkak të prishjes së pastërtisë publike, ata që nuk pijnë cigare u dënuan për hudhje të bishtave të cigareve!”, shkruan në statusin e tyre në FB. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button