Shfaqja teatrale “Mbartja e memories” prezentohet në Tetovë

Qendra LOJA sonte (08 Prill 2015)  nga ora 19:00,  organizon shfaqe teatrale,  si rezultat të punës nga shkëmbimi kulturor me artist të rinjë nga Maqedonia, Gjermania dhe Franca.

Prezentimi do të bëhet në sallën e vogël të Fakultetit të Arteve të USHT-së, ndërsa  është e përgatitur dhe do interpretohet nga 27 aktorë të rinj te moshës 16-25 vjeç.

Projekti “Mbartja e memories” ,  është zhvilluar në tre faza , ai ka filluar në gusht të vitit 2014 në Lyon të Francës duke vazhduar në tetor 2014 në Berlin, për të përfunduar në Tetovë.

Qëllimi i kësaj shfaqje teatrore është për të parë rolin që kujtimet individuale dhe kolektive luajnë në jetën tonë. Gjithashtu përmes saj tentohet të  kuptohet kultura e kujtimit në vende të ndryshme dhe mënyrën se si njerëzit dhe komunitetet  ndertojnë memorien.

Duke përdorur teatrin dokumentar është  përpjekur që të sillet multi – perspektivë mbi kujtesën dhe mënyrën se si ne ndertojmë memorien. Nuk është qëllimi  të rinterpretohet historia, por të përpiqet të kuptohet  nëpërmjet teatrit pse njerëz dhe grupe të ndryshme kanë perceptim të ndryshëm mbi ngjarjet e njëjta.

Ky projekt është mbështetur nga Zyra Rinore Gjermano- Franceze – Nisma e Evropës Juglindore, ndërsa partnerë në projekt janë  Theaterwerk Gavroche – Berlin, Qendra Français de Berlin, Union Peuple et Culture – Paris and Plateforme de la jeune création franco-allemande (Lyon) dhe shkolla Woodrow Wilson- Tetovë, ku realiohet faza e fundit të projektit.

DSC_0893

Lajme të ngjashme

Back to top button