Qeveria nuk ka para për projektet anti “bombë” të Gruevskit

Pas aferës së përgjimeve, kryeministri Nikolla Gruevski filloi prezantimin e masave anti bombë, duke paralajmëruar punësime të reja, rritjen e ndihmës sociale për 10 për qind, rritjen e pagave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, subvencionimin  punësimeve dhe një sërë masash tjera. Këto masa të ndërmarra nga kryeministri Gruevski asnjëherë nuk u përmendën kur u bë miratimi i buxhetit. Për analistët ekonomik, pas këtyre premtimeve ekziston mundësia që ata asnjëherë të mos realizohen ose shteti të hyjë më thellë në borxhe të cilit vështirë mund të kthehen, transmeton Plusinfo.

Ish ministri i financave Xhevdet Hajredini, thotë se është shumë e papërgjegjshme që kryeministri në çdo tubim të jap premtime për të cilët nuk janë rezervuar para nga buxheti dhe se ajo është dashtë të bëhet në dhjetorë kur është miratuar buxheti.

“Këto premtime janë paralajmërime për rebalanc të buxhetit. Reballansi bëhet në Kuvend dhe jo në tubime partiake. Buxheti është Ligj dhe ajo nuk mund të ndryshohet me vetë dëshirë. Nga bisedat që prezantohen është demaskuar sjellja e kryeministrit I cili bënte me buxhetin cfar të dëshironte”, thotë Hajredini.

Edhe kryetari i Komisionit për financa pranë LSDM-së, Kire Naumov, thotë se buxheti nuk përmban asnjë implikim fiskal nga premtimet e dhëna, pas publikimit të “bombave” nga opozita.

“Kjo mund të thotë se qeveria aspak nuk ka për qëllim që t’i realizojë premtimet, por nëse vendos që t’i realizojë atëherë që në muajin prill duhet të shohim rebalancin e buxhetit. Ky rebalanc do të thoshte rritjen e deficitit në buxhet edhe për 100 milion euro, atëherë deficit i ri i buxhetit patjetër të mbushet me kredi të re”, thotë Naumov.

Lajme të ngjashme

Back to top button