fbpx

SHBA, polici i bardhë vret një burrë me ngjyrë

Një polic i bardhë në Karolinën e Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës akuzohet për vrasjen e një afroamerikani me pistoletën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur të shtunën. Polici kishte deklaruar se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje, por një video e publikuar së fundmi tregon se agjenti ka shtënë në kohën që burri me ngjyrë ishte me kurriz nga ai dhe duke u larguar.

Polici Michael T. Slager kishte deklaruar se ishte frikësuar kur 50-vjeçari Walter L. Scott, pasi ishte ndaluar se makina e tij kishte një fenelinë të prishur, kishte arritur t’i merrte pajisjen e elektroshokut.

Por, ky version bie poshtë nga pamjet që tregojnë policin duke qëlluar tetë herë ndaj burrit që po vrapon.

Kryebashkiaku i Karolinës së Jugut ka njoftuar se polici do të ndiqet penalisht pas publikimit të kësaj videoje. Pamjet janë regjistruar me celular nga një kalimtar, i cili ia kishte dhënë familjes së viktimës. ‘New York Times’ ishte i pari që e publikoi videon në faqen zyrtare të internetit./ Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button