Mourinho: Me mentalitet të fortë fitojmë titullin

Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho mendon se skuadra e tij e ka vetë në dorë fatin dhe gjatë javëve në vazhdim do të tregojë nëse ka forcën e duhur për të fituar titullin e parë në kampionat që prej vitit 2010.

“Forca në mentalitet është e rendësishme në këto momente, kur pritet të vendoset gjithçka, rënia nga kategoria, vendet në Champions dhe titulli. Për 7, 8 apo 9 muaj mund të bësh gjithçka mirë, por ky është momenti i të vërtetës dhe ne duhet të fitojmë në vazhdim që të shpallemi kampionë. Pra duhet të kemi mentalitet të fortë dhe në të njëjtën kohë duhet të jemi të qetë. Lojtarët i kam parë të relaksuar në këto dy muaj. Të luftosh për titullin është motivimi më i mirë që mund të kesh”.

Në 8 ndeshjet e mbetura në kampionat, Chelsea duhet të fitojë të paktën 5 prej tyre për të siguruar matematikisht titullin.

Lajme të ngjashme

Back to top button