Bruksel: Nënshkrimi i Memorandumit për BE-në, hap i shkëlqyer për integrimet

Komisioni Evropian mbrëmë vonë e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit për qëllimin strategjik – anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian, të cilin e kanë nënshkruar të gjitha partitë, përveç PDSH-së dhe Partisë Liberale, që janë të prezantuara në Kuvendin e Maqedonisë.

Brukseli, vlerëson se nënshkrimi i memorandumit  është hap i shkëlqyer në rrugën e Maqedonisë drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE. “Ne jemi  të vetëdijshëm për nënshkrimin e Memorandumit dhe momentalisht e studiojmë tekstin.

Në parim, Komisioni i inkurajon dhe i përshëndet marrëveshjet ndërpartiake për axhendën e BE-së, si dhe hapat e ndërmarrë që çojnë drejt bashkëpunimit të gjitha palëve të prekura, me qëllim që të plotësohet qëllimi strategjik i integrimit evropian. Këtë Memorandum, gjithashtu e përshëndesim edhe si pjesë të zbatimit të marrëveshjes nga nji  marsi, thotë zëdhënësi i Komisionit, Petar Stano, në deklaratën për MIA-n.

Ky hap i partive politike të Maqedonisë vjen në kohën e finalizimit të raportit të progresit të KE-së, i cili është paralajmëruar se do të publikohet më 16 tetor. Raporti, pritet të përmbajë rekomandim të ri të pestë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Union.

Mbrëmë, nënshkrimin e Memorandumit për BE-në në Maqedoni, e përshëndeti edhe raportuesi për vendin,  në Parlamentin Evropian, Riçard Hovit, duke e quajtur si “sinjal pozitiv se debati politik vendor mund të lihet anash nga çështjet që do të mund të shkaktojnë bllokada të reja në procesin e anëtarësimit të Unionit”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button