Tre përfaqësues nga Maqedonia në Samitin Ekonomik Ballkanik

Samiti Ekonomik Ballkanik do të zhvillohet në Universitetin Bahcesehir – Stamboll në datat 10-11 Prill 2015 organizuar nga Shoqata për Studime të Marrëdhënieve Ndërkombëtare TUIC.

Studiues dhe kërkues shkencor të shquar, kryesisht nga rajoni i Ballkanit do të diskutojnë çështje rajonale me fokus ekonominë dhe shoqërinë. Nuk do të diskutohen vetëm mundësitë e bashkëpunimeve mes Turqisë dhe vendeve ballkanike, studiuesit e vlerësuar pjesëmarrës në Samitin Ekonomik Ballkanik do të diskutojnë edhe marrëdhëniet vendeve ballkanike me BE-në dhe NATO-n.

Në këtë Samit do të marrin pjesë tre përfaqësues nga Maqedonia, Visar Ademi (ekspert ekonomik , ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore), Nazim Rashidi (Këshilltar – Ministria e Kulturës, Shqipëri dhe Ben Rexhepi (magjistër i gjuhës angleze).

Gjatë samitit do të ketë përkthim simuluan nga anglishtja në turqisht. Gjuhë zyrtare e samitit do të jetë anglishtja. Pjesëmarrja është e lirë, por pjesëmarrësit duhet të regjistrohen online në këtë ueb faqe: (www.balkansummit.com) të samitit. Gjithashtu është e mundur edhe pjesëmarrje online nëpërmjet linkut #TUICBalkanSummit, thurjes (hushtag-ut) në twitter. Në këtë mënyrë njerëzit do të mund t’u bëjnë pyetje folësve nëpërmjet medieve sociale.

Pas samitit videot e regjistruara do të publikohen nëpërmjet rrjeteve sociale kurse prezantimet do të përmblidhen në një libër të përbashkët “Doracak: Periudha Post-Jugosllave” botuar nga TUIC, e cila është një OJQ e pavarur. TUIC ka filluar aktivitetin në vitin 2008 si një platformë studentore kurse është regjistruar në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button