fbpx

Po zgjohen partitë e reja të vjetra: PPD, RDK dhe AMP

Faton Aliti, i biri i liderit të ndjerë Abdurahman Aliti, anëtar i këshillit organizativ për ripërtëritjen e partisë, ky ish gjigant politik është në fazë riorganizimi.

“Së shpejti do të ripërtërijmë degën e Tetovës ndërsa më vonë, për 2-3 javë do të zgjidhet kreu i ri në Shkup dhe Gostivar. Jemi të vetëdijshëm për të gjitha problemet, por kemi dëshirë dhe kemi njerëz për këtë”, deklaroi Aliti.

Në pushim, derisa të përfundoj afera “Përgjimi” është edhe partia e RDK e ish kryetarit të komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, tani nën udhëheqjen e Vesel Memedit. Ai për agjencinë e lajmeve “Meta” thotë se kryesia qendrore e partisë do të vendos kur do të kthehet partia në skenën politike.

Në intervistë për “Sloboden Peçat”, vazhdimin e karrierës politike e paralajmëroi edhe Lupço Zikov, kryetari i mëhershëm i Aleancës për Maqedoni Pozitive.

“Disa persona do të shkojnë në burg, disa në dreq të mallkuar. Disa në pushim të merituar. Ju bind se Maqedonia pozitive do të ndodh ndërsa ju mirë e dini se Zikov ka ide të shkëlqyeshme për Maqedoninë. Ka edhe njerëz. U konfirmua edhe me dorëheqjen time. Kjo ishte vetëm përpjekje e vogël e pasuksesshme. Vijnë kohëra më të mira. Shumë shpejtë- thotë Zikov në intervistë.

Ashtu siç po thellohet kriza politike dhe rriten mundësitë për zgjedhje të parakohshme, filluan kokën ta nxjerrin partitë e vjetra thuajse të shuara, paralajmërohet themelimi i partive të reja ndërsa po paraqiten edhe fraksione në partitë ekzistuese.

E ashtuquajtura “Treshja e Amsterdamit” gjegjësisht Forumi i patriotëve mendjelirë, që e udhëheq profesori Jove Kekenovski e përbërë nga diplomati Nikolla Dimitrov dhe ish zëvendës- ministrat në qeverinë e Gruevskit, Vladimir Lazareviq dhe Petar Dimshoski, janë më të zëshmit nëpër mediume.

Megjithatë, Kekenovski thotë se nuk ka ndërmend të formoj parti të re, por se do të luftoj për demokratizimin e VMRO DPMNE-së.

“Forumi i patriotëve mendjelirë nuk është veprim fraksioni, por platformë për demokratizimin e partitë dhe kjo duhet të përshëndetet dhe mbështetet nga të gjitha forcat progresive në shtet dhe parti. Është për t’u ardhur keq që dikush në dekadën e dytë të shekullit 21 kërkesën për demokratizimin e partisë ta shpall për eres – thotë Kekenovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button