Sot pa energji elektrike një pjesë e Shkupit

Për shkak të intervenimeve teknike në elektrosistem, sot përkohësisht pa energji elektrike do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Çair, Butel, Sopishte dhe Karposh, kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat e qytetit të Shkupit.

Nesër prej orës 9 deri në orën 13 nuk do të ketë energji elektrike në rrugët “Kosta Abrasheviq”, “Dizhoni”, “Stojna Stefkova” dhe “Ser Markiranje” në komunën Çair, ndërsa prej orës 6:30 deri në orën 9 në rrugën e vjetër të Kaçanikut­zona industriale Vizbeg pjesa e pompës së benzinës Makpetrol, Poliester DEJ, Moniko, servisi Adem, Diamed RS, Deksion dhe Kargo Trans në komunën Butel.

Në komunën Karposh prej orës 9 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Jurij Gagarin” nr. 2, prej orës 9 deri në orën 14 fshatrat Elovo dhe Cvetovo në komunën Sopishte, prej orës 7 deri në orën 8:15 në zonën industriale Vizbeg pjesa drejt stacionit hekurudhor, Isiglas, Leks Elektrik, Makpetrol, Kolid Kompani, Nimet, Tehnodam, Goldiren, Eurodil dhe Delta Transport në komunën Butel, ndërsa prej orës 9 deri në orën 13 një pjesë e rrugëve “Radobill”, “Nereshka” dhe “Teodosij Sinaitski” në komunën Karposh.

Lajme të ngjashme

Back to top button