Juventusi fitore bindëse ndaj Fiorentinës

Skuadra kampione e Italisë, Juventus, tregoi edhe njëherë se sa dominuese është në Itali.

Juve triumfoi 3:0 në udhëtim kundër Fiorentinas, për t’u kualifikuar në finale të Kupës së Italisë me rezultat të përgjithshëm 4:2.

Alessandro Matri (21’), Roberto Pereyra (44’) dhe Leonardo Bonucci (59’) shënuan golat e këtij triumfi për Zonjën e Vjetër.

Në finale, Juve pret fituesin e duelit mes Napolit dhe Lazios që luhet nesër.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button