Mohamed Salah, futbollisti mysliman që kontribuon për komunitetin në Itali

Super sulmuesi i ekipit futbollistik Fiorentina, Mohamed Salah ka kontribuar 60 mijë euro për komunitetin mysliman në Firence te Italisë.

Sipas te dhenave nga mediat lokale keto para jane dhuruar për të ndrequr xhamitë në provincën italiane, transmeton Mesazhi.

Sipas një raporti nga website Calico Mercato, shuma do të përdoret për të zhvilluar xhamitë dhe qendrat islame në provincën e Firences.

Salah, një lojtar egjiptian i cili u transferua në Fiorentina nga klubi anglez Chelsea, është bërë një yll i madh në ligën italiane pasi shënoi 9 gola në 12 ndeshje deri më tani.

Pasi arriti ne klubin e ri shkurtin e kaluar, lojtari mysliman se pari ka pyetur për vendndodhjen e xhamisë, njofton kreu i Bashkimit të Komuniteteve dhe Organizatave Islame në Itali.

Lojtari tashme e ka kthyer ne tradite renien në sexhde pas çdo goli.

Italia ka një popullsi myslimane prej 1.7 milion, sipas shifrave të publikuara nga ISTAT, agjencia e statistikave kombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button