Shefi i diplomacisë finlandeze për vizitë në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Erki Tuomioja, sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë. Gjatë vizitës, shefi i diplomacisë finlandeze do të realizojë takim me kolegun e tij maqedonas Nikolla Poposki, me ç’rast pritet që dy bashkëbiseduesit të shkëmbejnë opinionet për marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes dy vendeve, për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në BE, si dhe për çështje të veçanta rajonale dhe multilaterale.

Takimi do të shfrytëzohet edhe për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtim të vazhdimit të mbështetjes finlandeze për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së, me ç’rast pritet që ministri Poposki t’i përsërisë pozicionet strategjike të Maqedonisë, si dhe aktivitetet reformatore nga axhenda e BE-së në Republikën e Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button