SHBA, republikani Rand Paul shpall kandidaturën për president

Senatori republikan, Rand Paul do të jetë në garën për President të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e 2016-ës.

Kandidatura u njoftua fillimisht përmes faqes zyrtare të senatorit të Kentakit dhe pak orë më vonë ai çeli fushatën e tij drejt Shtëpisë së Bardhë me një tubim masiv në vendlindje.

“Sot nisim rrugëtimin tonë për të rimarrë Amerikën. Kandidoj për tër rikthyer parimet e lirisë dhe për të kufizuar ndërhyrjet e qeverisë në jetën private të qytetarëve”, tha Paul para mbështetësve të tij.

I biri i Ron Paul, republikan që ka kandiduar disa herë në radhët e republikanëve për t’u përzgjedhur si kandidat për Shtëpinë e Bardhë, Rand është më liberal. Ai ka marrë guximin të kundërshtojë shpesh qëndrimet e ‘gardës së vjetër’ mbi programet e përgjimit, politikat e jashtme dhe sanksionet ndaj Kubës.

Por përpara sfidës me kandidatin demokrat në 2016-ës, Paul duhet të mposhtë rivalitetin brenda llojit dhe nëse del fitues nga ky rivalitet atëherë do të jetë kandidati zyrtar i republikanëve që do të përballet me kandidatin demokrat për t’i zënë vendin Obama-s. Paul, 52-vjeç, një ish-kirurg okulistik, është emri i dytë i dalë nga radhët e republikanëve që njofton zyrtarisht ambicien për të marrë Shtëpinë e Bardhë. I pari që njoftoi kandidaturën ishte Ted Cruz, senator i Teksasit.

Paul dhe Cruz janë kandidatët më të zëshëm që deklarojnë kandidaturën e tyre, por gara brenda republikanëve sapo ka nisur dhe në të mund të përfshihen deri në 20 emra, mes të cilëve edhe një prej ‘dinastisë’ Bush, ish-guvernatori i Floridas, Jebb Bush./ TCH

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Modeli amerikan I kandidaturave, cars mes llojit se pari, le te sherbej ne Kosove, ku vertikalja kryesisht dominon, ne zgjedhjet lokale caktohet kandidati nga qendra e lere me per zgjedhjet qendrore.

Back to top button