Ja momenti që ia ndryshoi përgjithmonë jetën Jahjagës (Video)

Sot janë bërë vjet që prej se Atifete Jahjaga u zgjodh presidente e Kosovës, bazuar në një marrëveshje politike mes Thaçit, Mustafes dhe Pacollit. Nga një ish police ajo u bë njeriu i parë i vendit.

Më 7 Prill ajo u zgjodh në Kuvend si presidente. Ishte shpesh e kritikuar për distancën që mbante ndaj zhvillimeve ne vend, dhe për mënyrën e prezantimit ne publik.

Gjithsesi u lavdërua shumë nga te huajt dhe mbetet si një nga personat qe ka ndikuar pozitivisht ne imazhin e Kosovës.

Ka dy veçori unike Jahjaga: Konsiderohet gruaja e pare presidente ne Ballkan dhe u zgjodh nga zarfi nga ambasadori amerikan.

Pas një viti në pozitën e saj pritet të vijë Hashim Thaçi, që udhëhoqi për 7 vjet Qeverinë e Kosovës dhe mbetet lideri me i votuar ne Kosovë.

Lajme të ngjashme

Back to top button