Finalja e Red Bull Paper Wings 2015 në Shqipëri, shpallen tre fituesit

Pas pesë etapave kualifikuese në Tiranë, Korçë, Vlorë dhe Shkodër, sot u zhvillua Finalja Kombëtare e kampionatit botërorë me aeroplanë prej letre “Red Bull Paper Wings”. Tashmë për herë të tretë, pas vitit 2009 dhe 2012, do të kemi sërish tre përfaqësuesit tanë për në Finalen Botërore të këtij kampionati, që do të zhvillohet më 8 – 9 Maj në Salzburg, Austri.

Rreth 350 studentë nga e gjithë Shqipëria morën pjesë në këtë kampionat me aeroplanë prej letre, duke konkurruar në tre disiplina të ndryshme: Distanca më e madhe e përshkuar; Koha më e gjatë në ajër; Fluturimi më aerobatik.

Vlerësimi për dy disiplinat e para u bë duke matur saktësisht distancën që përshkon aeroplani prej letre dhe kohën e qëndrimit në ajër. Përsa i përket disiplinës së tretë, “Fluturimi me akrobatik” vlerësimi u bë nga juria jonë e nderuar, e cila përbëhej nga: Z. Altin Lame – Pilot i Forcave Ajrore Rinas, Znj. Viola Spiro – ish velina e Fiks Fare dhe aktualisht prezantuese ne Digitalb dhe Z. Ervin Celkupa – Kontrollor radari për hapësirat ajrore pranë Albcontrol.

Konkurrimi filloi me disiplinën “Distanca më e madhe e përshkuar” dhe më pas vazhduan dy të tjerat. Secila nga disiplinat përfaqësohej me një ngjyrë përkatëse, sipas së cilës ishte dhe letra zyrtare për ndërtimin e aeroplanëve. Gara ishte mjaft emocionuese dhe kishte disa konkurrentë me pikë të afërta, prandaj tensioni nuk mbaroi deri në momentin e shpalljes së rezultateve. Tre fituesit e këtij kampionati do të lartësojnë flamurin Shqiptar në Red Bull Paper Wings World Finals, mes një konkurrence mjaft të fortë me përfaqësues nga mbarë bota.

Fituesit janë Xhovani Kola – në disiplinën “Distanca më e madhe e përshkuar” (40 m)

Seljana Lekaj – në disiplinën “Fluturimi më aerobatik” (15 pikë)

Aurel Krasniqi – në disiplinën “Koha më e gjatë në ajër” (6.59 sek)

Lajme të ngjashme

Back to top button