SHBA, dënim me vdekje për vrasësin e studentëve muslimanë

Gjykata në shtetin e Karolinës së Veriut vendosi të shqiptoj dënimin me vdekje ndaj vrasësit të tre studentëve muslimanë në Chapel Hill.

Prokurori Jim Dornfried tha se vrasësi Craig Stephen Hicks mori një armë nga shtëpia e tij më 10 shkurt dhe shkoi në derën e fqinjëve ku qëlloi për vdekje çiftin e sapomartuar Barakat dhe motrën e nuses Razan Muhamed Abu Sahla.

Menjëherë pas të shtënave, policia tha se vrasjet duket se janë motivuar nga një “mosmarrëveshje në lidhje me hapësirat e parkimit” në apartamentet ku Hicks jetonte së bashku me viktimat.

Familjet e viktimave kanë thënë se ata ishin në shënjestër për shkak të besimit të tyre islam, dhe e konsideruan vrasjen si krim i urrejtjes, pretendime të cilat FBI është duke i hetuar. /MESAZHI/

Lajme të ngjashme

Back to top button