Gjuriq: Rama është luftënxitës

Drejtori i të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot, se deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për bashkim kombëtar, tregojnë se ai është një luftënxitës.

Gjuriq ka thënë se për një gjë të tillë, duhet të reagojë BE dhe OKB.

“Rama është një luftënxitës, presim reagime nga BE dhe OKB”, ka thënë Gjuriq, shkruajnë mediat serbe.

Ndryshe, reagimet e politikanëve serbë kanë ardhur pasi që Kryeministri Rama, tha se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen.

Kjo ka bërë që menjëherë të reagojë edhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka thënë se ‘kjo gjë nuk do të ndodhë asnjëherë’.

“Unë premtoj kryeministrin Rama se Kosova dhe Shqipëria, siç thotë ai, në një mënyrë klasike kurrë nuk do të bashkohen”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

Ndryshe, i pari i Qeverisë shqiptare, Edi Rama gjatë një debati në Klan Kosova tha se Kosova dhe Shqipëria do të “bashkohen në rrugën klasike” në qoftë se BE-ja nuk i hap rrugën Kosovës, për integrimin evropian dhe liberalizimin e vizave. /Rtk/

Lajme të ngjashme

Back to top button