Konjufca: Rama pa frikë e tha hapur atë që është në zemrat e shqiptarëve

Deklarata e fuqishme e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka “kërcënuar” Bashkimin Evropian, se në rast se Kosova nuk merr liberalizimin e vizave, Bashkimi Kombëtar mund të ndodh, ka zgjuar reagime të shumta në Beograd.

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq e kishte quajtur deklaratën e Ramës si provokim, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që të reagoj.

Autori i emisionit “Zona B”, gjatë të cilit Rama dha deklaratën e tij, Baton Haxhiu, thotë se Rama ka folur për një bashkim emocional të shqiptarëve, edhe ata të Ulqinit, të cilët kanë qenë të lënë pas dore tash e sa kohë.
“Rama ka qenë më i ashpër në Beograd sesa këtu. Shqipëria e Kosovës janë dy shtete të pavarurara që bashkëpunojnë si të dy shtete të pavarura. Rama tha se të gjitha shtetet kanë probleme serioze si Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia, dhe nuk Kosova nuk e ka problem më ruajtjen e kufijve dhe është turp për Evropën që nuk e ka bërë liberalizmin e vizave për kosovarët. Dhe nëse Evopa do që të jetë e paspërgjejshme në këtë aspekt atëherë le ta bëjmë një bashkim klasik të shqiptarëve në Evropë.”, ka thënë Haxhiu, transmeton Indeksonline.

E Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, ka thënë se deklaratat e Ramës po tregojnë se është një avancim i Tiranës zyrtare ndaj Kosovës.

“Nuk shoh ngjashmëri për deklaratat e Ramës në Beograd me ato në Ulqin. Kjo ishte një shpalosje e një projekti të kryeministrit shqiptar se në ç’drejtim duhet të shkojnë Kosova dhe Shqipëria. Deklarata e Ramës “Që në nivelin ideal të bashkohen shqiptarët, deri në nivelin më të lartë shtetëror”, është një deklaratë shumë pozitive e kryeministrit shqiptar, dhe rendësi ka që Kosova dhe Shqipëria rtë kenë vullnetin e bashkimit kombëtar. Ai pa kurrfarë kompleksi, e kurrfarë frike e shpreh hapur një gjë që është në zemrat e shumicës së shqiptarëve, por edhe është një projekt nsitutcional. Bashkimi në mes Kosovës dhe Shqiperisë nuk cenon asnjë gjë ndaj nderkombëtarëve. Bashkimi nuk cenon ndonjë shtet tjetër, as Serbinë, as Maqedoninë, e as Malin e Zi e as Maqedoninë, sepse kufijtë e të gjitha këtyre shteteve janë të definuara”, ka thënë Konjufca, në emisonin “Infomagazinë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button