Të paktën 15 oficerë të policisë meksikane u vrarë në një pritë

Të paktën 15 oficerë të policisë meksikane janë vrarë të hënën, kur një grup i armatosur nga snajperët prisnin konvojin e policisë në një rrugë në pjesën perëndimore të vendit, bëjnë të ditur mediat meksikane.

Prokurori i shtetit në shtetin meksikan Jalisco, ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur të hënën, por nuk ka detaje për numrin e vrarë apo të plagosurve, por vetëm tha se disa policë janë “goditur me plumba”, transmeton TetovaSot.

Policët kanë udhëtuar për në Guadalajara, qyteti i dytë më i madh i Meksikës, të cilët u sulmuan në afërsi të vendit të Sojotana dhe sulmuesit janë gjoja anëtarë të grupit ‘New Generation Jalisco’.

Lajme të ngjashme

Back to top button