Vuçiq: Rama dhe Thaçi, tepër të dehur!

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe zv/kryeministrit i Kosovës “kanë dhënë deklarata tepër të dehura” për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“Gjithmonë kemi tentuar që të gjejmë gjuhën më të mirë dhe më të bukur të mundshme me Tiranën, mirëpo sot ata ishin tepër të dehur me këto deklarata se di do të bashkohen me qejf ose me zor, po të jetë kjo nën kulmin evropian apo pa të”, ka thënë kryeministri serb në Kuvendin e Serbisë, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se Serbia askënd nuk e kërcënon, kurse Rama dhe Thaçi “do të ishte mirë që mos të ëndërrojnë, sepse ëndërrta për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të realizohen, pa marrë parasysh se kush i mbështetë në atë punë”.

Vuçiq sot më herët gjatë ditës ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kurrë nuk do të bashkohen, duke reaguar në deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button