Ndeshja Serbi-Shqipëri, vendimi nuk jepet më 17 prill

Të gjithë presin datën 17 prill për të mësuar vendimin final për ndeshjen e ndërprerë të 14 tetorit 2014 Serbi-Shqipëri, por duket se tifozët duhet të presin akoma.

Një ekspert i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë rrëfen ka thënë për “Panorama Sport” se kjo ka vetëm 1% shanse të ndodhë.

Juristi, i cili ka preferuar të ruajë anonimatin, sqaroi dje me detaje se çfarë pritet të ndodhë më 17 prill dhe pse trupi gjykues do të kërkojë kohë tjetër për marrjen e vendimit.

Më 17 prill do të jetë seanca dëgjimore për Shqipërinë, e cila juridikisht është njëra nga palët ankuese në KAS. Aty pritet që anëtarët e trupit gjykues të marrin në pyetje personat që ata i cilësojnë si të nevojshëm për të dëshmuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button