James Bond aksidentohet gjatë xhirimeve, operacion në gju në New York

Një incident i vogël për aktorin Daniel Craig, i cili gjatë xhirimeve të ‘Spectre’, ku luan rolin e James Bond, ka thyer gjurin dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Protagonisti kryesor i filmit ka xhiruar në Meksikë, por fundjavën e kaluar i është dashur të kthehet në New Jork, ku mendohet se është kryer edhe operacioni.

Një zëdhënëse për studion e prodhimit ‘Eon Productions’ ka deklaruar: “Gjatë një ndërprerjeje të planifikuar të filmit, Daniel i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për dëmtimin e marrë në gju.
Ai do të rikthehet për xhirime më 22 prill.”

Lajme të ngjashme

Back to top button