Çfarë thonë të tjerët për Portalb-in?

Pasi lexuat kush jemi ne dhe tregimin tonë, do t’i bëjmë publike edhe komentet që këto ditë Portalb i ka marrë nga personalitete të mirënjohur në Maqedoni dhe gjetiu. Ne si ekip jemi mirënjohës për vlerësimin e të gjithëve të cilët nuk kursyen lëvdatat dhe sugjerimet për mediumin tonë. Kini parasysh që nuk do të ndalemi këtu ndërsa nuk e kemi ndërmend t’ju zhgënjejmë, por e kundërta vazhdojmë përpara më të motivuar se kurrë. 

Opinionistë dhe ekspertë të lëmive për PORTALB

Jeton Shasivari
Prof. Dr Jeton Shasivari

Juristi dhe profesori universitar, Jeton Shasivari: Hapësirë solide ku informohemi lirshëm
“Duke uruar trevjetorin e portalit informativ Portalb, dhe duke dëshiruar shumë vite të tjera të punës së suksesshme, duhet nënvizuar se portali në fjalë u paraqit dhe vepron në kohën e shtypjes së fjalës së lirë në Maqedoni, duke bërë përpjekje që fjala e lirë dhe liria e informimit në përgjithësi, të kenë vendin e duhur pranë opinionit meqenëse liria e fjalës dhe liria e shprehjes paraqesin liritë themelore në vendet demokratike, dhe nga ana tjetër, sigurojnë kushtet për mbrojtjen dhe sendërtimin e lirive dhe të drejtave të tjera të qytetarëve në Maqedoni. Në këtë vijë qëndron edhe portali informativ Portalb që shërben si një hapësirë solide e dialogut informativ ku informohet lirshëm dhe hapur, pa marrë parasysh presionet e fjalës së lirë dhe shtrëngimet e vazhdueshme ndaj gazetarëve dhe medieve në Maqedoni.”

Abdylmenaf Bexheti
Abdylmenaf Bexheti

Ekonomisiti dhe profesori universitar, Abdylmenaf  Bexheti: Portalb me sukses përballet me diktaturën
“Duke uruar Portalb për përvjetorin e tretë, dëshiroj të nënvizojë kontributin e madh për informim sa më të drejt dhe më përmbajtjesor të publikut. Ndoshta 3 vite si numra për kohëzgjatje nuk janë shumë por koha në të cilën jetojmë në erën e teknologjisë informatike, ku sistemet elektronike liferojnë sekondë për sekonde informacione të reja, është e një rëndësie ekstreme platforma e Portalb posaçërisht në kushtet e një diktature dhe censure të paparë në historinë e Evropës demokratike. Informimi në kohë dhe i drejt për një shoqëri funksionale demokratike është si sistemi i frymëmarrjes se çdo organizmi të gjallë. Poralbit i urojmë edhe shumë përvjetorë të suksesshme në misionin e shenjt qe është përcaktuar.”

Alajdin Demiri
Alajdin Demiri

Ish ambasadori dhe analisti politk Alajdin Demiri: Freskia që krijon varshmëri
“Viteve të fundit ndodhën fenomeni i portaleve, i cili fenomen është duke i nxjerrë jashtë përdorimit mediumet tjera dhe dominon me agresivitet të një gazetarie krejtësisht të re me një profesionalizëm inovativ dhe informim real, korrekt, në kohë dhe me një afërsi shumë të madhe me konsumuesit e tyre. Fenomeni portal hyri thellë në jetën informative kulturore sportive dhe tërë kureshtjen e lexueseve me një lehtësi freskuese dhe një stil krejt tjetër.  Në kuadër të kësaj freskie , natyrisht zen vend të posaçëm edhe Portalb, si portal të cilit nuk mundë ti ikësh se tërhjeq me kërshërinë që e kultivon me kujdes. Portalbi është freskia që krijon varshmëri. Urime ditëlindjen e tretë dhe rrofshi shumë gjatë.”

Sefer Tahiri
Sefer Tahiri

Ish gazetari dhe profesori universitar, Sefer Tahiri: Më shumë tema qytetare
“Në epokën e komunikimit global, mediat e internetit janë subjekt i rëndësishëm komunikativ, puna e të cilave bazohet tek interaktiviteti me publikun përkatësisht tek komunikimi dykahësh. “Portalb” është një media e tillë bashkëkohore, që synon të informojë qytetarët në kohë, saktë dhe duke pasur parasysh interesin publik. Natyrisht se tre vite nuk janë shumë për një media, por nuk janë pak për punën e bërë për informimin e qytetarëve, edhe pse mendoj se duhet tu kushtohet më shumë rëndësi temave qytetare, sociale, ekonomike, kulturore dhe jo prioritet të ketë vetëm politika.”

Daim Luçi
Daim Luçi

Kryetari i unionit të studentëve, Daim Luçi: E çmojmë përkrahjen ndaj rinisë
“Angazhimi dhe kontributi juaj në sferën mediatike dëshmon dhe po ashtu është një ndër treguesit kryesorë që kurorëzon suksesin në punën tuaj. Përskaj punës tuaj, që si media të informoni opinionin me informacione të karakterit të ndryshëm, ju po ashtu po arrini të krijoni një link komunikimi me opinionin ku nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si: qëndrimet e të tjerëve, mundësia e shprehjes së mendimit të lirë, përkrahjes që i jepni shoqërisë rinore në veçanti, jeni promotorë më shembullorë të përkrahjes dhe  promovimit të vlerave të mirëfillta bashkëkohore. Edhe njëherë u uroj përvjetorin, duke ju dëshiruar edhe më shumë punë dhe suksese në të ardhmen”

 

 

Mersel Bilalli
Mersel Bilalli

Ish politikani dhe profesori universitar Mersel Bilalli: Elani dhe ideali rinor soli risi
“Portalb ne fakt ishte një pioner i mediumit elektronik në gjuhën shqipe dhe startoj në mënyrë tejet ambicioze. E kombinuar me elanin dhe idealin rinor ky portal ka dhëne një kontribut tejet të rëndësishëm në informimin e lexuesve dhe në ndërtimin e opinionit të shëndoshë. Tani mund t’u uroj suksese të mëtejme.”

 

 

 

Sulejman-RushitiIsh ministri i arsimit dhe aktori, Sulejman Rushiti: Portal serioz dhe përmbajtësor
“Jeta dinamike krijon lajme me dinamike te shpejte dhe si rrjedhoje shfaqet edhe mundësia edhe nevoja për media qe do ta pasurojnë lajmin me ketë dinamike. Portalet janë media e kohës dinamike te internetit qe e përcjellin lajmin me shpejte. Siç ka ndodhur edhe me mediat e tjera para kësaj, ato janë profiluar me kalimin e kohës ashtu edhe portalet janë te natyrave te ndryshme: disa duan te tërheqin vëmendje me skandale, disa me lajme roze, disa me te verdha she disa me përmbajtje reale analitike. Vlerësoj qe Portalb bën pjese te Portalet serioze, analitike qe ofrojnë lajme përmbajtjesore dhe analiza te fenomeneve dhe nuk dëshiron te tërheqë lexuesin e skandalit. Duke u uruar trevjetorin u dëshiroj punë të mbarë në vazhdim.”

Xhelal Neziri
Xhelal Neziri

Gazetari Xhelal Neziri: Dëshmoi se një media Interneti mund të jetë po aq me ndikim sa mediat tradicionale “Portalb u paraqit në hapësirën publike si një promotor i seriozitetit dhe kredibilitetit te mediave të reja. Dëshmoi se një media Interneti mund të jetë po aq me ndikim sa mediat tradicionale. Portalb në këto tre vite u etablua si një medium i mirëfilltë, me besueshmëri dhe ndikim të madh, gjë që i garanton një të ardhme të ndritur dhe të përmbushur me suksese. Portalb do të vazhdojë të jetë promotor i gazetarisë profesionale, të paanëshme, e hapur për të gjitha palët.”

 

 

Ismet Ramadani
Ismet Ramadani

Ish politikani, Ismet Ramadani: Portalb dallon nga tjerët

“Para tre viteve, nismëtarët e mediumit elektronik Portalb, gazetarë dhe menaxhues, kishin pasur sensin për të konstatuar se një terri informativ të kontrolluar nga qarqe të ndryshme të interesave grupore duhet t’i hapin një dritare realiteti që trazon kërshërinë e lexuesëve për informim të shpejtë, të saktë dhe të drejtë.

Gjithnjë në interes të lexueseve, Portalb gjeti vend të merituar dhe shumë të rëndësishëm në mozaikun e mediumeve elektronike. Në ecjen e vështirë drejt sukseseve, koha po dëshmon se ky portal është krejtësisht në funksion të informimit të lexuesve dhe me mjeshtëri kundërshton ata që preferojnë  njëmendësinë dhe gënjeshtrën si lajm senzacional.

Përzgjedhja e informacionit dhe kolumnistëve si lajm dhe analizë, në politikë dhe lëmi tjera të përditshmes tonë i ka dhënë karakteristikë pak më të veçantë portalit Tuaj për ta bërë dallimin vet lexuesit. Prandaj edhe unë si bashkëpunëtor dhe lexues i Juaj kam patur kënaqësinë që opinionet e mia politike t’i përcjell deri te lexuesit Tuaj pa asnjë rezervë se ato do të shtrembërohen me ndonjë keqinterpretim. Poashtu më gëzon fakti se në një kohë të kontrollit të paskrupullt mbi mediat në Maqedoni, Ju në asnjë moment nuk e dorëzuat dinjitetin dhe profesionalizmin Tuaj në kthetrat e diktateve politike dhe grupacioneve të ngushta të interesit korruptiv.

Me punën dhe entuziazmin Tuaj për informim po i jepni hapësirës mediale shqiptare dhe më gjerë një shembull më të mirë se si duhet merituar epitetin e një mediumi për respekt nga lexuesit. Prandaj, si një lexues i Portalb-it ju uroj suksese edhe në të ardhmen. Edhe më tutje do të jem me një të klikuar plus pjesë e pandarë e portalit tonë Portalb!

Aziz Pollozhani për kryetar të komunës së Strugës
Aziz Pollozhani

Ish ministri i arsimit, Aziz Pollozhani: dallohet me objektivitetin dhe profesionalizmin e lakmueshëm

“Ne këtë kohë të ” fshatit global” që po profilizon globalizimi ,informimi i drejtë dhe në kohë mbetet mjeti më i mirë për orientim dhe për tu vënë në anën e përfituesve të këtij procesi(globalizimit). Në rrafshin lokal dhe rajonal ,informimi i drejt ka ndikuar në tejkalimin e sindromeve ballkanike ,fatkeqësisht edhe me përjashtime kur ai ka bërë të kundërtën. Komunikimi i drejtë, përmbajtjesor dhe në kohë bëhet edhe më i rëndësishëm në kushte të kombeve të vogla dhe që jetojnë në kushte të veçanta administrative për rikonsolidimin dhe zhvillimin e tërësisë kulturore unike.

Informimi edhe në Maqedoni ka njohur zhvillime pozitive në kuptim të pluralizmit të tij dhe sidomos në pasurimin me mjetet e shkruara dhe elektronike në gjuhen shqipe. Në këtë kontekst edhe hapja e Portalbit para tre viteve ishte një sihariq i mirë i cili ,mund të thuhet që,po dallohet me objektivitetin dhe profesionalizmin e lakmueshëm. Sigurisht që ambienti për mediat nuk është gjithmonë i favorshëm për to, por tejkalimi i sfidave dhe konfirmimi profesional në këso rrethana është garancë për një të ardhme shpresëdhënëse.

Portalb po tregohet parimore dhe e qëndrueshme në këto rrethana që e rreshton atë ndër mediat serioze dhe të besueshme në gjuhën shqipe në Maqedoni dhe më gjerë. Urime trevjetorin e fillimit të punës dhe suksese në vitet që vijnë.”

Arian Galdini
Arian Galdini

Analisti politik nga Shqipëria, Arian Galdini: media e konfirmuar
“Portalb.mk në këtë 3 vjetor është shndërruar sigurisht në një nga dritaret me të lira dhe me serioze te informimit për zhvillimet e shqiptarëve ne Maqedoni. Tashme ne ketë 3 vjetor Portalb.mk vjen si një media e konfirmuar dhe me burime informatash shumë të vlera. Uroj 3 vjetorin dhe një jetëgjatësi sa më të madhe e me qëndrueshmëri në parimet e misionarizmit të informimit publik. Suksese e mbarësi.

 

 

 

Zeqir Kadriu
Prof. Dr. Zeqir Kadriu                        (Shef i Katedrës së Gjuhës e letërsisë shqipe, (UEJL-Tetovë)

Profesori universitar Zeqir Kadriu: është kënaqësi, kur njeriu sheh një “Dritare realiteti”
“Shfrytëzoj  nga rasti që të ju përgëzoj dhe uroj tani, për 3-vjetorit e punës  suaj të suksesshme e të frytshme të Portalbit! Me të vërtetë është kënaqësi, kur njeriu sheh një “Dritare realiteti” e cila i hap dyert për të gjithë!

Sot në këtë situatë edhe pse është vështirë të punohet, megjithatë  ju me punën tuaj korrekte e të palodhshme,e kenmi dëshmuar dhe ia keni dalë të jeni liderë të informimit të lirë e pa paragjykime. Duke iu uruar suksese të mëtejmë për punën tuaj, ju përshëndes si staf të gjithëve me shpresën se edhe në të ardhmen do të vijoni me objektivitet t’i trajtoni gjërat si gjer më tani! Të vetëdijshëm se puna e informimit është e lodhshme dhe ka në vete përveç etikës, informimin e  drejtë dhe në kohë; objektivitetin, pa ndikime të njëanshme mbi të gjitha,shpresoj se keni dhënë një ndihmesë të madhe e të konsiderueshme për të tejkaluar ngufatjen mediatike që për fat të keq vazhdon të jetë ende prezente në RM! Uroj përvjetorë të mbarë dhe jetëgjatësi në dritaren e quajtur “Portalb””.

Bujar Plloshtani
Bujar Plloshtani

Publicisti Bujar Plloshtani: Një zë i fuqishëm, një dritare drejt realitetit
“Shtrirja e veprimtarisë gazetareske e Portalb.mk tashmë është një realitet i domosdoshëm brenda këtyre tri vitesh angazhim dhe përkushtim! Shoqëria gjithnjë ka nevojën e duhur për t’u integruar dhe informuar me çështjet politike, ekonomike dhe kulturore, andaj portali juaj këtë e ka bërë më besueshmëri dhe transparencë për të gjithë njësoj! Shkrimet gazetareske kanë dhënë jehonë në mendimin e lirë të qytetarit, dhe ndërgjegjësimin e institucioneve të vendit nga gazetaria investigative e Portalb.mk, thjeshtë ka sjellur një mundësi të gjerë për ta trajtuar si në teori ashtu dhe në praktikë zhvillimet e ndryshme politike në këto kohra të vështira që po kalon vendi. Një zë i fuqishëm, një dritare drejt realitetit dhe një integrim i mundshëm i shoqërisë dhe qytetarit drejt njohjeve dhe zhvillimeve aktuale politike përmes përkushtimit dhe transparencës tuaj në punët gazetareske! Ju uroj suksese, ndaj dhe guxim drejt të vërtetës!”

Kolumnistët e PORTALBIT

Ali Pajaziti
Ali Pajaziti

Profesori universitar Ali Pajaziti: dimë çfarë të presim nga ju
Portalb paraqet një hapësirë virtuale me prurje autentike në kulturën gazetareske shqiptare të shekullit të ri. Është një medium serioz, i saktë, me vizion, analitik, jo vetëm deskriptiv, me të cilin fillohet dhe mbyllet dita e punës! Portalb di të detektojë vlerat dhe  është i vetëdijshëm për rrjedhimet e lajmit “të paketuar mirë” dhe të shkrimit të përpiluar me zell e sedër intelektuale. Nuk është një nga portalet shqiptare, por është vërtet cilësor, sepse njeriu që e ndjek di se ç’ka mund të presë qëkur ia mësyn ta hapë këtë “dritare të realitetit”.

 

Xhabir Ahmeti
Xhabir Ahmeti

Publicisti Xhabir Ahmeti: dritare e madhe e të vërtetës
Në këto kohë të tranzicionit të vështirë e të ngadalshëm të Maqedonisë dhe në kohën kur një pjesë e madhe e mediave të Maqedonisë nuk mundën t’u bëjnë ballë vështirësive që kërkon misioni i gazetarisë – TA THONË TË VËRTETËN dhe TA MBROJNË MENDIMIN E LIRË – por u vunë në shërbim të asaj që është në kundërshtim me etikën gazetareske, në skenën e mediave elektronike u paraqit Portalbi, që për tre vjet, sa ekziston i përballoi me sukses këto sfida.
Tre vjet nuk janë shumë për të ndjekur problemet që janë grumbulluar për një kohë shumë më të gjatë, me vite e decenie, por përkushtimi serioz, siç është ky dhe energjia e gazetarëve të rinj që e menaxhojnë punën e kësaj reviste, edhe për kaq kohë, bënë që Portalbi të bëhet nga mediat serioze që i ndoqi me sy kritik ndryshimet demokratike në Maqedoni, por edhe në hapësirën etnike shqiptare, në rajon e në botë. Besoj se lexuesit e kanë çmuar dhe çmojnë këtë punë, sepse nuk kanë qenë dhe nuk janë të kënaqur me ndryshimet cilësore që i ka pritur publiku nga ky koalicion qeveritar.
Edhe tash kur shpërtheu kriza politike, pas fillimit të shpalljeve të “bombave” të opozitës, Portalbi u qëndroi besnik parimeve të demokracisë që të ketë shumësi pikëpamjesh për këtë krizë. I ka paraqitur edhe ato qëndrime që pohojnë se shteti i së drejtës në Maqedoni qëndron në këmbë të drunjta, se pak energji është shpenzuar për forcimin e institucioneve të cilat do të siguronin barabarësinë e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare, fetare e çfarë do përkatësie tjetër, ka folur për menaxhimin e keq të pasurisë së vendit, për keqpërdorimet e detyrës zyrtare deri te korrupsioni e krimi i organizuar etj., por i ka paraqitur edhe qëndrimet që e pohojnë të kundërtën.
Portalbi është vazhdimisht në kërkim të profilit më të kompletuar të tij. Në këtë aspekt ka bërë një punë të mirë në afirmimin e krijuesve letrarë, pastaj ka krijuar hapësirë për reportazhe, për punime shkencore etj. Besoj se Portalbi tashmë është bërë një zë i rëndësishëm mediatik i cili ndikon dhe do të ndikojë kë formimin e mendimit publik këtu te ne. Portalbi me të vërtetë është bërë një dritare e madhe e të vërtetës.”

Parim Marku
Parim Marku

Ekonomisti Parim Marku: media me frymë origjinale
“Një medium online që sjell një frymë origjinale në gazetarinë shqiptare, duke dalë guximshëm përballë atyre që kanë shtypur keqazi lirinë e të shprehurit në Maqedoni.Në një vend dhe kohë ku dominon shtypi rozë, senzacional dhe propagandistik, stafi dhe redaktorët kanë arritur që t’i rezistojnë tundimit të titujve bombastikë dhe lajmeve boshe vetëm për të rritur shikueshmërinë. Falënderimi ju shkon atyre për mundësinë që më dhanë mua dhe shumë të tjerëve të shprehim veten.”

 

 

 

Fatmir Sulejmani
Fatmir Sulejmani

Profesori univesitar Fatmir Sulejmani: vendi ku frymon mendimi i lirë
“Portalb-in e shoh si një dritare nëpërmjet së cilës frymon mendimi i lirë i gjithsecilit që dëshiron të komunikojë me opinionin lexues, të shpërfaqë idetë e tij lidhur me fenomenet dhe ngjarjet e jetës. Këtë e dëshmon diversiteti i shkrimeve që kanë për autorë krijues profilesh të ndryshme, që nga njerëzit e rëndomtë e  gjer tek krijuesit/ publicistët profesionistë të nënqiellit shqiptar. Uroj të vazhdojë kësisoj edhe në të ardhmen, sepse mediet e këtilla janë të domosdoshme për rritën dhe qytetërimin e çdo shoqërie.”

 

 

 

Lindita Kadriu
Lindita Kadriu

Publicistja Lindita Kadriu: Portal me sharm
“Urime tre vjetorin, festofshi/m edhe shumë përvjetorë tjerë. Drejtori i gazetës serbe së paraluftës Pravda e ka këshilluar të bijën që mos ti lexojë faqet e para se ato i merr era një ditë, por të përqendrohet në faqet e fundit ku mund të has gjëra më të vlefshme që mbahen mend më gjatë. Edhe në Portalb më rregullisht i lexoj “faqet e fundit” : thëniet e ditës si përvoja të kondenzuara dhe rubrikën e poezisë e cila e rivërteton kënaqësinë unikale që ofron poezia në veçanti dhe letërsia në përgjithësi. Këto copëza jashtëkohore i japin sharm këtij portali dhe e veçojnë prej tjerëve.  Ndjenjë e mirë kjo që njëra student e imja ia doli në gazetari.

 

 

Salajdin Salihu
Salajdin Salihu

Profesori universitar Salajdin Salihu: pa rënë në grackat e logjikës së senzacionalizmit shterp
“Portalb informon me profesionalizëm, pa rënë në grackat e logjikës së senzacionalizmit shterp. Deri tani ka shërbyer si njëfarë “agora” e mendimit qytetar mbi fenomene e ngjarje të ndryshme politike, kulturore, arsimore, ekonomike, sportive. Pra, është shesh mendimesh për gjithçka ndodh në botën shqiptare e më gjerë, njëkohësisht edhe për raportet e kësaj bote me sistemet tjera kulturore e shoqërore. Është hapësirë e veçantë për opinione të ndryshme, që e bën medium të lirë.  Falënderoj stafin drejtues për hapësirën e krijuar që të shpreh opinionet e mia, të cilat, jam i bindur, jo përherë kanë qenë në sinkron me qasjen redaksionale. Portalbit i uroj shumë përvjetorë!”

Ramadan Ramadani
Ramadan Ramadani

Publicisti Ramadan Ramadani: lum i drejtë, i thellë dhe i qetë
Që nga themelimi Portalb mua më ngjante më shumë si një lum i drejtë, i thellë dhe i qetë. Ishte lum edhe për lexuesit e mësuar deri atëherë të lahen në dete ose nëpër pishina. Ishte i qetë pasi nuk kishte stërpikjen që munden të kenë përrenjtë ose fontanat. Herë dukej se në përmbajtje kjo qetësi u shkaktonte mërzi gazetarëve dhe kontribuesve të Portalb, por besoj se me durimin dhe insistimin e kanë kuptuar se qetësia është në fakt tregues i thellësisë dhe drejtësisë.

 

Bashkëpunëtorët medial për PORTALB 

Besim Iljazi
Besim Iljazi

Besim Iljazi, kryeredaktor i gazetës Koha: si shembull edhe për portalet e tjera në ruajtjen e origjinalitetit
“Tre vite ekzistencë në tregun medial të Maqedonisë nuk janë pak për një media, sidomos në kontekstin tonë, kur gazetaria profesionale po sfidohet përditë e më tepër. Duke qenë se ekziston një mish-mash i vërtetë sa i
përket portaleve, “Portalb” brenda kësaj periudhe trevjeçare ka shënuar ngritje të dukshme profesionale dhe mund të shërbejë si shembull edhe për portalet e tjera në ruajtjen e origjinalitetit të lajmit dhe produktet tjera
gazetareske. Më lejoni që në emër të gazetës KOHA t’ju dëshiroj edhe shumë përvjetorë të
tjera.”

 

Driton Zenku
Driton Zenku

Driton Zenku, kryeredaktor  i TV2: Portalb” u bë sinonim i besueshmërisë te portalet
 “Me rastin e përvjetorit të tretë të themelimit dhe funksionimit të portalit tepër të çmuar “Portalb”, stafi i televizionit “Tv2” nga Gostivari shfrytëzon rastin të përgëzojë redaksinë e portalit për punën e jashtëzakonshme të bërë deri më tani, me uratat që kjo punë e vyeshme e juaja të vazhdon edhe në shumë vite në vazhdim. “Portalb”, që nga fillimi i funksionit solli në tregun medial të Maqedonisë frymën e profesionalizimit, punës korrekte gazetareske, paanshmërinë dhe mbi gjitha seriozitetin e informimit në rrjetet sociale. “Portalb” u bë sinonim i besueshmërisë tek portalet informative, gjë që nuk ndodh me shumë media të formatit të tillë.  Për fund, përsërisim uratën tonë që misioni i “Portalb” të vazhdon për shumë vite të tjera, edhe përskaj sfidave të shumta përmes të cilave kalojnë aktualisht mediat në Maqedoni, sidomos mediat në gjuhën shqipe.”

Arian Demolli
Arian Demolli

Moderatori mediatik, Arian Demolli: më është bërë ves shfletimi i Portalbit
“Në radhë të parë i uroj dhe shumë vite të tjera Portalb-it, të jetë mes nesh dhe të na sjellë çdo herë informata të dorës së parë siç edhe sjell. Çdo ditë ne mëngjes kur e pi atë kafen e parë të ditës në punë, më është bërë ves që të shfletoj Portalb-in. Tek unë personalisht renditet ë pari në portalet e mia të preferuara dhe besojë se për kaq kohë sa është ne treg ka fituar respektin e duhur dhe vlerësimin e një shumice intelektuale që do ja kishin zili dhe të tjerët. Për fund urime dhe qofshi gjithmonë të parët”

 

OJQ-të për PORTALB

Naser Selmani kryetar i SHGM
Naser Selmani kryetar i SHGM

Ndër mediat e rralla që standardet dhe etikën profesionale

Në trevjetorin e themelimit të Portalbit ju uroj edhe shumë suksese në të ardhmen. Portalb është ndër mediat e rralla online në Maqedoni, që respekton standardet dhe etikën profesionale, ndërsa informacionet e publikuara janë të sakta dhe të besueshme.

 

 

Klubi Elita
Klubi Elita

Qemal Krosi, kryetari i shoqatës “Klubi ELITA”: mbështetje parezervë ndaj sektorit civil
“Në emrin tim dhe në emër të shoqatës për Edukim dhe Arsimim Kulturor “Klubi ELITA”, ju uroj përvjetorin e portalit Tuaj informativ.Pa dyshim që gjatë kësaj periudhe për të gjitha institucionet, por në veçanti edhe për sektorit civil  keni qenë një dritare dhe lidhje e vërtet me opinioni e gjërë dhe keni mundësuar që shumë aktivitete të tyre të shihen dhe lexohen nga qytetarët e shumtë, përcjellës të portalit Tuaj. Shpresojmë dhe besojmë që ky qëndrim i juaj do të vazhdojë edhe në të ardhmen duke mundësuar që të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në botë nëpërmjet portalit Tuaj të ndjehen sadopak sikur të ishin pjesë e zhvillimeve shoqërore të institucioneve shqiptare.”

 

eco-guerilla-418x215Lëvizja Eco Guerilla: shtytës i instutcioneve për një qasje serioze kundër vrasjes që po i ndodh Tetovës “Lufta e tetovarëve për ajër dhe sidomos nevoja për sensibilizimin e popullatës mbi këtë luftë të domosdoshme, nuk do imagjinohej dot pa ndihmën e mediave. Në këtë drejtim, portalet janë mediat më të shpejta dhe më dinamike. Përkrahja që Portalb i ka dhënë lëvizjes qytetare Eco Guerilla, dhe mbi të gjitha mbështetja ndaj kauzës sonë të përbashkët ka qenë dhe vazhdon të jetë e një rëndësie të veçantë. Ne i jemi shumë mirënjohës për përkushtimin që Portalb tregon vazhdimisht, dhe e inkurajojmë edhe më tutje të jetë pjesë e vetëdijësimit të opinionit publik, poashtu edhe një shtytës për presion ndaj institucioneve për një qasje serioze kundër vrasjes që po i ndodh Tetovës. Lëvizja Eco Guerilla i uron Portalb-it shumë sukses në punën fisnike që e ushtron në informimin e shpejtë dhe objektiv të qytetarëve. “

ITSHKSH: informues korrekt

ITSHKSH
ITSHKSH

“Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, ka nderin që të urojë për punën e sukseshme trevjeçare të portalit informativ në gjuhën shqipe Portalb. Çmojmë lartë punën tuaj në informimin e drejtë, të saktë, të shpejtë dhe korrekt, për të gjitha zhvillimet shoqërore, politike, kulturore e arsimore, ndër shqiptarët e Maqedonisë dhe më gjerë. Portalb gjatë kësaj periudhe me korrektësi ka informuar edhe për të gjitha aktivitetet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, për çka gjejmë rastin t’Ju falënderojmë për bashkëpunimin, dhe t’Ju urojmë punë të suksesshme në të ardhmen.”

 

 

Politikanët për PORTALB-in

Ermira Mehmeti
Ermira Mehmeti

Ermira Mehmeti, deputetje e BDI-së:  arriti të imponohet me artikujt dhe komentet në mesin e agjencive serioze informative
“Fillimisht, dëshiroj të uroj dhe përgëzoj stafin drejtues dhe gazetarët e portalit informativ ‘Portalb’ për ditëlindjen e tretë. Mbase ky është një përvjetor tejet modest, i cili as që do të vlente të shënohej ne shtete me tradita më të gjata demokratike, por të mbijetosh në një shoqëri e cila në vazhdimësi kritikohet për ndërhyrje dhe cenim të konceptit të lirisë së shprehjes, besoj se kjo është një arritje shume domethënëse.
Gjate ekzistencës se vet, ‘Portalb’ arriti të imponohet me artikujt dhe komentet në mesin e agjencive serioze informative, me pretendime për te avancuar më tej standardet e gazetarisë, gjithmonë në emër të postulatit themelor demokratik – fjalës se lirë.  Dëshiroj që periudha që kemi përpara, me sfidat e shumta dhe tepër serioze, te shënojë përmirësim ne performancat tona demokratike dhe ndërtimin e standardeve perëndimore te lirisë. Kam parasysh se kjo është një sfidë jashtëzakonisht e vështirë dhe shumë kërkuese.  Mund t’ia dalim vetëm nëse bëhemi partnerë ne këtë rrugëtim, dhe nëse me përkushtim i shërbejmë qëllimit tonë me sublim- rikthimit te demokracisë, rivendosjes së mediave të lira si shtyllë themelore e funksionimit të shoqërisë, dhe respektit për mendimin ndryshe. Vetëm diversiteti është garancë për demokracinë. Çdo model tjetër na kujton logjikat e vjetra përjashtuese e shpëlarëse të trurit. Unë i refuzoj ato dhe dëshiroj të jem pjesë e ndryshimit që duhet të ndodhë në vendin tonë.”

Ziadin Sela
Ziadin Sela

Ziadin Sela, lider i Lëvizjes për reforma në PDSH: “dritarja e realitetit” që ofroni për lexuesit të vazhdojë të pasqyrojë drejtë dhe profesionalisht ngjarjet
“Duke marrë parasysh situatën e vështirë me të cilën përballen mediat në Maqedoni, presionet dhe shantazhet që po bëjnë organet shtetërore mbi gazetarët dhe mediat profesionale, raportet negative të njëpasnjëshme nga organizatat ndërkombëtare, rangimi në vendet e fundit si shtet për nga liria e mediave e shumë faktorë të tjerë, padyshim se më shton bindjen se portalet informative janë nevojë e patjetërsueshme për kohën që jetojmë. Më lejoni që t’iu përgëzoj për punën që po bëni si redaksi e Portalbit. Uroj që “dritarja e realitetit” që ofroni për lexuesit të vazhdojë të pasqyrojë drejtë dhe profesionalisht ngjarjet me interes për qytetarët e Maqedonisë. Ju shpreh urimet e mia të sinqerta. Personalisht dhe në emër të institucionit që drejtoj ju ofrojmë gatishmëri për bashkëpunim, sigurisht duke respektuar etikën profesionale gazetareske.”

Vesel Memedi Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare
Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare

Vesel Memedi, lider i RDK-së: informim me elegancë të matur “Në emrin tim personal dhe në emër te RDK-së, më lejoni t’ju uroj për përvjetorin e tretë të Portalb, dhe t’ju përgëzoj për shërbimet e juaja ndaj lexuesit shqiptar për një informim sa me te drejte. Gjatë kësaj periudhe ju keni ngritur për diskutim kritik pa pardon, shumë çështje të rëndësishme për zhvillimin e shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Roli juaj në përcjelljen e informacionit ka qenë shumë i rëndësishëm ne zhvillimin e shoqërisë në përgjithësi, dhe këtë e keni bë me elegance të matur qe rrallë mund të gjendet në rrethanat momentale të  vendit. Ju dëshirojmë një jetë të gjatë në rrugëtimin tuaj të informimit të drejtë, dhe kemi besim të thellë se këtë rrugëtim do ta vazhdoni edhe me tutje, e gjitha ne shërbim te lexuesit shqiptar në përgjithësi.”

 

Afrim Gashi
Afrim Gashi

Afrim Gashi, anëtar në bordin e Lëvizjes Besa: një ndër fijet më të trasha që e kanë ndriçuar këtë terr informativ

“Në kohën kur terri informativ na ka kapluar të gjithëve, ka pasur vetëm disa fije drite në fushën e mediave, të cilat i kanë zbardhur të vërtetat e shoqërisë sonë. Ndër këto, portali informativ portalb.mk ka qenë një ndër fijet më të trasha që e kanë ndriçuar këtë terr informativ. Uroj që kjo dritare informative të rritet dhe ta hap edhe më shumë spektrin e dritës mediatike në vendin tonë. Ajo që na duhet të gjithëve, aq më shumë në këtë kohë krize, është pikërisht e vërteta për gjendjen në të cilën jemi dhe kjo e vërtetë shpesh na vjen përmes këndit portalb.mk. Uroj që ditëlindja e tretë e Portalbit të jetë festë për të gjithë, ndërsa me këtë rast i urojmë jetë të gjatë, me shpresë e dëshirë që edhe më ta rrisë reflektimin e tij objektiv ndaj këtij terri informativ që dita-ditës po shtohet.”

Sportistët për PORTALB

Berat Sadiku
Berat Sadiku

Berat SadikuFutbollist i FC Thun të Super Ligës së Zvicrës dhe reprezentues i Finlandës.

“Është kënaqësi për mua të prononcohem për Portalb.mk. E them me plot bindje, se edhe pse jeni duke festuar ditëlindjen e tretë, unë mendoj se përvoja dhe serioziteti që keni treguar, tregon se ju jeni një staf profesional dhe se punoni kohë të gjatë në botën e medieve. Unë jam i kënaqur për interesin që tregoni edhe për sporistët që janë jashtë Maqedonisë, pasi që kështu edhe ne jemi më afër atdheut tonë dhe më afër njërëzve tanë. Ju jeni një dritare përmes së cilës e kemi komunikim më të lehtë me bashkatdhetarët kudo që janë ata. Uroj që të keni edhe shumë përvjetore dhe të vazhdoni të sjellni risi në gazetarin online dhe të jeni sa më afër nesh”. Me respekt Berat Sadiku.

Jasin Rexhallari me probleme para KB në Hungari
Jasin Rexhallari me probleme para KB në Hungari

Jasin RexhallariMundës, kampion i pa konkurrencë në Maqedoni, fitues i turnet “Margaritari i Artë”, pjesëmarrës në Kampionatin Evropian për seniorë ku arriti të përfundojë në pozitën e tetë.

“Unë si një sportist e veçoj shumë punën tuaj që keni bërë për këto tri vite. Keni përcjellë edhe sportin e mundjes në çdo moment dhe njëkohësisht keni informuar edhe për rezultatet e mija, duke i mundësuar popullit shqiptar të kenë më shumë njohuro për mundjen dhe sportet tjera. Sh[resoj të vazhdoni ti përkrahni sportistët shqiptar, ai ata në vend dhe jashtë Maqedonisë, pasi ne kemi nevojë të madhe për përkrahjen nga mediumet, e sidomos për “portalb.mk”, pasi ka shumë ndjekës si në rrjetet sociale, ashtu edhe në uebfaqe. Jasin Rexhallari

Berat Jakupi
Berat Jakupi

Berat JakupiKarateist, në vitin që e lamë pas, ka shkëlqyer duke e fituar titullin e kampionit të Evropës për juniorë (U 21) në Portugali si dhe tituj të tjerë.
“Unë, si sportist, kam vlerësuar lartë portalin “Portalb.mk”, sepse gjithmonë keni informuar shpejt, drejtë e në veçanti u keni dhënë hapësirë vlerave shqiptare. Personalisht, jam falënderues “Portalb-it” dhe gazetarëve shqiptar në përgjithësi, që gjithmonë shkruanin për mua, për punën time si sportist. Uroj përzemërsisht “Portalb”-in dhe dëshiroj punë të mbarë dhe të gjatë. Suksese”

 

 

 

Armend Alimi gjatë stërvitjeve
Armend Alimi gjatë stërvitjeve

Armend Alimi – Futbollist i KF Shkëndija (Tetovë)

“Më lejoni që t’ju uroj këtë përvjetor që po shënoni, duke ju dëshiruar që rrugëtimi juaj medial të zgjasë sa më shumë dhe gjithmonë të shoqëroheni me suksese. Periudha e kaluar e mediumit tuaj mund të vlerësohet si shumë pozitive dhe unë me këtë rast dua t’ju falënderoj për gjithë kontributin që jepni në ndjekjen e sportit shqiptar dhe avansimin e tij. Personalisht dhe në emër të skuadrës time Shkëndijës ju uroj përzemërisht përvjetorin dhe jemi mirënjohës që gjithmonë gjeni hapsirë për ne. Besojmë se do të vazhdoni me rritëm të njëjtë dhe lexuesve gjithmonë do tu servoni ngjarjet më të rëndësishme të ekipeve dhe sportistëve shqiptar”.

Nuri Seferi
Nuri Seferi

Nuri Seferi – Boksier profesionist
“Kam lexuar shpesh herë portalin tuaj . Vërtet bëni një punë shumë të mirë. Uroj që puna juaj çdo herë të shkoj në rritje duke u dhënë sa më shumë hapësirë sportistëve. Respektoj çdo portal apo gazetë që afirmon dhe ngrit dhe sportistët shqiptarë, pasi janë hapësira e vetme për t’i shpalosur vlerat që ka në opinionin e gjerë. Ju faleminderit për respektin dhe uroj që puna juaj të shkojë sa më mirë.”

 

Driton Kuka
Driton Kuka

Driton Kuka – Seleksionues i xhudo reprezentacionit të Kosovës
Personalisht kam mendim shumë pozitiv për portalin tuaj. E vlerësoj hapësirën dhe korrektësinë në raport me lajmet e sportit. Jemi mirënjohës që edhe sukseset e sportistëve nga Kosova janë të pranishëm në portalin tuaj, e sidomos i keni dhënë një hapësirë të konsiderueshme edhe Majlinda Kelmendit dhe të tjerëve. Uroj të arrini edhe shumë përvjetor të tjerë dhe me shumë suksese.

 

 

 

agim ibrahimiAgim Ibraimi – Futbollist i NK Maribor dhe reprezentacionit të Maqedonisë
Është e vërtetë se kemi shumë obligime karshi skuadrës dhe reprezentacion, por kur kemi pak kohë të lirë shfletojmë portalet të ndryshe. Kam nderin që të jam pjesë e portalit tuaj, që me përkushtim dhe me shumë respekt ndaj meje keni përcjellë pothuajse të gjitha ngjarjet më interesante që unë kam kaluar me ekipet ku kam luajtur, por edhe me reprezentacionin. Uroj puna e juaj të vazhdojë për shumë vite tjera dhe të jeni në mesin e më të mirëve çdo herë.

 

 

Fatlum Zhuta
Fatlum Zhuta

Fatlum Zhuta – Boksier profesionist
Për mendinin tim ju po bëni punën e duhur, pa marr parasysh se për cilin sport raportoni, gjithmonë ka edhe më mirë, por një portal që për një kohë 3 vjeçare ka arritur një famë siç keni ju, kjo do të thotë se jeni në rrugën e duhur drejt sukseseve edhe më të mëdha. U uroj 3 vjetorin dhe shumë vite tjera, jeni një portal që gjithmonë dhuroni vullnet dhe përkrahje për sportistët. Personalisht ju falënderoj dhe uroj që të keni edhe shumë shumë vite si portal.

 

 

 

Shoubizi për PORTALB-in

Eli - G
Eli – G

Këngëtari Eli G: një nga portalet me te mira mbarëkombëtare
“E vlerësoj shumë punën e këtij portali që me shumë profesionalizëm ka publikuar lajme. Me plotë gojë e them qe është një nga portalet me te mira mbarëkombëtare dhe informacionin e jep në momentin e duhur. Unë kam pas kënaqësinë si artist gjithmonë me kënaqësi te ju përgjigjem pyetjeve të gazetarit të njohur Zekirja Mexhiti edhe përgjatë gjithë karrierës time do jem gati që këtij portali ti përgjigjem edhe ti jap informacion për çdo gjë që ndodh në karrierën time. Suksese stafit!”

 

 

Adrian Gaxha
Adrian Gaxha

Këngëtari Adrian Gaxha: informim pa spekulime “Jam lexues i rregullt i portalit Portalb.mk . Puna që bën stafi juaj është vërtetë për tu pasur lakmi pasi gjithmonë jeni burim i informatave të vërteta. Ashtu si në çdo kategori të lajmeve edhe në showbiz Portalb ka informuar në mënyrë të drejt pa publikuar spekulime dhe gjëra të pa vërteta rreth artistëve. Uroj që Portalb ti arrij edhe 100 vite të tjera. Suksese!”

 

 

 

 

Arinda Gjoni
Arinda Gjoni

Këngëtarja Arinda Gjoni: korrekt!
“Urime Portalb. Mbi të gjitha jeni të vërtetë edhe shumë korrekt! Ju ndjek me kënaqësi, respekte !”

Lajme të ngjashme

Back to top button