Blerim Xhemaili nuk i frikësohet “Milionerëve”

Mesfushori shqiptar i Napolit, Blerim Xhemajli, ka deklaruar se nuk ia ka frikën kundërshtarit të Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund. Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet të mërkurën në Napoli, në kuadër të grupit F të Ligës së Kampionëve.

“Nuk ia kemi frikën Dortmundit”, thotë Xhemajli për “Sky Sport Italia”. “Ne jemi në formë të mirë, dhe jemi të vetëdijshëm se mund ta mposhtim këdo në “San Paolo”. Edhe ata janë në formë të mirë, pasi fituan 6:2 në Bundesligë, por ne duam të fitojmë. Është grup shumë i vështirë, ne do të mundohemi të kalojmë në 16 skuadrat më të mira”, u shpreh Blerimi që ka nënshtetësi të Zvicrës. Ai është nga Tetova. Krahas Napolit e Dortmundit, grupin F e përbëjnë edhe Olympique Marseille e Arsenal, që llogaritet grupi më i fortë i të gjitha fazave të grupeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button