(FOTO) Edhe Nikolla Gruevski u paraqit në Prokurori

Pas paraqitjes së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në Prokurori për mit-marrje, të njëjtën e ka bërë edhe kryeministri Nikolla Gruevski por për të dhënë deklaratë për rastin “Puç”.

Ai ka dhënë deklaratë si “viktimë e shantazhit” duke akuzuar kështu Zaevin për shantazh ndaj tij, transmeton Portalb.

Pasi filloi t’i plasë “bombat”, në Prokurori me tempo të shpejtë zhvillohen dy procese kundër Zoran Zaevit, procesi “Puç” ku akuzohet për sulm ndaj autoriteteve të shtetit, në këtë rast ndaj kryeministrit dhe institucionit Qeveri, si dhe rasti për mit-marrje ku akuzohet për  mit-marrje nga një qytetar për tokë ndërtimore.

Nga ana tjetër, për bisedat e përgjuara dhe për kriminalin që përmbajnë ato, Zaev dhe partia e tij thuajse për çdo javë ka dorëzuar nga disa padi penale në Prokurori, mirëpo deri më tani asgjë nuk bëhet publike për këtë nga kabineti i prokurorit Marko Zvërlevski, i cili gjithashtu përfshihet në bisedat e bombave. Të vetmen që e dimë është se rasti punohet nga 17 prokurorë dhe shkon shumë ngadalë për dallim me ata kundër Zaevit, transmeton Portalb.

Lajme të ngjashme

Back to top button