Propaganda e pushtetit deri në fyt me… probleme

Në mjedisin tonë, publikimi i komenteve anonime në media është metodë e njohur për likuidim politik, që daton që nga kohërat më të errëta të propagandës komuniste nga gjysma e shekullit të kaluar

 

Shkruan: Sasho Ordanovski, еkspert i shkencave të komunikimit

 

Për të gjithë ata që deri tani (janë shtirur se) nuk e dijnë se si duket udhëheqja e fushatës së ndytë nëpër mediat proqeveritare në Maqedoni, e diela, më 5 prill ishte shembull shkollor për këtë.

Në fakt, të dielën, në orën 14.28, gazetari i njohur maqedonas Branko Geroski në ueb-faqen e tij “Plusinfo” publikoi kolumnën me titull “Sekret shtetëror ose në mut deri në fyt?” Në tekst, në stilin e tij të njohur dhe jashtëzakonisht të zgjuar të komentimit, autori shkurtimisht i analizon reagimet e pushtetit ndaj “bombës” së publikuar të Zaevit, për, tashmë, gjoja “donacionin” nga firma e Izraelit për MPB-në e Maqedonisë. Kolumna merret me dy aspekte – të cilat në këtë rast nuk janë me rëndësi – me arsyetimin e pushtetit se ajo që çdo njeriut të arsyeshëm i duket si mitë klasike milionëshe për një kontratë multimilionëshe për furnizim me pajisje nga një firmë nga Izraeli, këtu, nën presionin e bisedave të inçizuara demaskuese për “procesimin” e “donacionit/mitës”, pushteti përpiqet që atë ta shpallë si operacion legal dhe “patriotik” të pranimit të donacionit nga izraelitët.

Qartazi të prekur nga ndikimi që Geroski e ka me shkrimin e tij mbi një numër të konsiderueshëm të opinionit në Maqedoni, në përpjekje që të bëjnë zëvendësim klasik të tezave – të mos bisedohet pët skandalin e mitës, por vëmendja e opinionit të orientohet kah qëndrimet politike të kolumnistit Geroski, të cilin e paraqesin si “zëdhënës të LSDM-së” dhe të Zaevit – kujdestarët në qendrën propaganduese të VMRO-DPMNE-së urgjentisht janë aktivizuar dhe kanë përpiluar një farë komunikate si përgjigje ndaj tezave të autorit. E pastaj, është dhënë urdhër që nëpërmjet trubave të tyre mediatike, në stilin e lukunisë së përgjakur propaganduese, menjëherë të fillohet me “likuidimin e karakterit” të Geroskit me përhapjen “informative” të teksti propagandues: në periudhën ndërmjet orës 16:10 dhe 19:40 fillon një kanonadë e sinkronizuar e tekstit të njëjtë të ripublikuar në shumicën e portaleve proqeveritare si:

Të gjitha këto portale “informative” e publikojnë pamfletin e njëjtë propagandues, edhe atë:

  • Teksti që është plasuar dhe pajisur si njëfarë komenti autorial në këto portale, askund nuk është nënshkruar (interesante, në “Puls24” nën tekstin shkruan: “shkruar nga Irina”, që me gjasë ëshë ndonjëra që është e angazhuar me kopjimin e komunikatave të VMRO-DPMNE në këtë ueb-faqe), për shkak se portaleve “informative” të partisë në pushtet nuk u duhet autorësi kur merren me likuidimin personal të atyre që mendojnë ndryshe nga pushteti;
  • Gjithkund teksti është publikuar me titull të njëjtë (“Geroski e shpalli Maqedoninë si shtet musliman që duhet ta udhëheqë politikën e saj në përputhje me interesat fetare”), që fletë për një dembelizëm dhe budallallëk propagandues të “redaktorëve” të vetë portaleve, të cilët nuk ia lejojnë vetes që të intervenojnë asnë titullin e kësaj ndytësire propaganduese, me gjasë nga frika se do ta prishnin etiketës shpifëse të cilën VMRO-DPMNE-ja ka dashur t’ia ngjesë Geroskit;
  • Portali “Republika” insiston që ta meritojë mëshirën e urdhërdhënësve, dhe është përpjekur që të dallohet në mënyrë të veçantë në likuidimin politik të Geroskit me atë që, pas publikimit në orën 17:16 të përmbajtjes së njëjtë propaganduese sikurse edhe portalet e tjera të përmendura, në orën 18.45 publikoi edhe një koment të (vetin?) panënshkruar, ku me ofendime dhe shpifje të tjera i qëron hesapet me personalitetin e Geroskit.

Në mjedisin tonë, publikimi i komenteve anonime në media është metodë e njohur për likuidim politik, që daton që nga kohërat më të errëta të propagandës komuniste nga gjysma e shekullit të kaluar. Kjo është karakteristikë e një lloji të veçantë të burracakërisë që nuk ka asnjë pikë të përbashkët me gazetarinë. Në metodologjinë e propagandës “së zezë” politike këtij instrumenti propagandues i jepet rëndësi mjaft e madhe për eliminimin e kundërshtarëve politikë dhe për heshtjen e atyre që do të mund të mendonin ndryshe nga e vërteta “zyrtare” e pushtetit.

Megjithatë, kur do të demaskohet – siç është ky ushtrim i vogël me këtë ndytësi të fundit propaganduese të ekipit të Nikolla Gruevskit – metoda e tillë bëhet kundër-produktive për ata që e përdorin atë: VMRO-DPMNE-ja, me të vërtetë, prapa arsyetimit për “sekretin shtetëror”, si duket është deri në fyt me… probleme.

Lajme të ngjashme

Back to top button