Ivanov do të mbajë fjalim në Samitin e Durrësit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot  në Durrës do të mbajë fjalim  në Samitin e pestë rajonal me temë “Inkuadrime në përdorimin praktik të mundësive për bashkëpunim më efektiv rajonal”.

Në Samitin e sivjetshëm, organizatori i të cilit është presidenti shqiptar Bujar Nishani, përkundër presidentit Ivanov, do të marrë pjesë presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe presidentija e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Shefi i shtetit të Maqedonisë në margjinat  e samitit është parashikuar që të realizojë disa takime bilaterale.

Samitet presidenciale të këtij formati deri tani janë mbajtur në Vlorë, Prizren, Ohër dhe Budvë.
Gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, presidenti Ivanov do ta vizitojë Tiranën, ku do të realizojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama  dhe me  përfaqësues të pakicës nacionale maqedonase në Republikën e Shqipërisë

Lajme të ngjashme

Back to top button