Prindërit e nxënësve bojkotues hasen me presione të mëdha

Prindërit e nxënësve të shkollave të mesme të cilët dje filluan bojkotin mësimor në shkollat e Maqedonisë mbrëmë janë thirrur në bisedim për të gjetur një zgjidhje të problemit të nxënësve të shkollave të mesme, por në vend të kësaj ata kanë marrur kërcënime se nëse nuk ndalojnë bojkotin e fëmijëve të tyre, do të ndëshkohen me gjoba, njofton portali Plusinfo.

Në mbledhjet prindërore, kujdestarët e klasave kanë thënë se nëse nuk kthehen nxënësit në bankat shkollore, prindërit do të ndëshkohen me gjoba prej 2000 eurove. Por në vend që të dorëzohen prindërit, ata kanë vendosur që t’i përkrahin fëmijët e tyre deri në fund.

“Janë kërcënuar prindërit tanë  me gjoba prej 2000 eurove, në qoftë se nuk kthehemi ne bankat shkollore, por prindërit kanë treguar mbeshtetje të plotë për neve. Jemi të vetëdijshëm se ky është edhe një presion tjetër ndaj nesh, por tani nuk na frikësojnë dot” shprehen anëtarët e plenumit.

Bojkoti vazhdon. LEXO:Merr përmasa bojkoti në shkollat e mesme në Maqedoni 

Lajme të ngjashme

Back to top button