BFI, marrëveshje prej 1 milon dollarëve për shërim në Turqi

Në Stamboll për herë të parë u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi në mes Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve pranë Qeverisë së Republikës së Turqisë. Me këtë, javën e kaluar u konkretizua marrëveshja për kurim të personave të varfër dhe me probleme sociale dhe marrëveshja për restaurim të monumenteve historike nga periudha e Perandorisë Osmane, njofton gazeta KOHA.

“Në suaza të Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfit në Republikën e Turqisë ekziston një fond, një dikaster që do të merret me një ndihmë njerëzore- humanitare jashtëzakonisht me rëndësi për kurimin e njerëzve nevojtarë nga këto troje. Konkretisht, bëhet fjalë për njerëzit të cilët janë të rrezikuar nga aspekti social dhe ekonomik, ndërsa nga ana tjetër të rrezikuar nga aspekti shëndetësor dhe janë të pasiguruar këtu te ne. Përmes nesh do të sigurohet mundësia që këta njerëz të shkojnë të shërohen në repartin e Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfit, e cila disponon me një spital privat të vetin. Të gjithë pacientët që do të shkojnë përmes BFI-së, do të shkojnë në atë spital i cili llogaritet një prej spitaleve më me peshë në Republikën e Turqisë”, tha Sulejman Efendi Rexhepi, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë.

Sipas Efendi Rexhepit, me këtë marrëveshje do t’u lehtësohet shumë zgjidhja e problemit asaj kategorie të njerëzve, të cilët me vite të tëra presin ndihmë nga Fondi Shëndetësor i Maqedonisë. Për numrin e të sëmurëve të cilët do të shërohen gjatë një viti në Turqi do të vendos komisioni i përbashkët i punës, i përbërë me anëtarë nga të dyja palët.

Zgjedhja e të sëmurëve të cilët do t’i nënshtrohen kurimit, do të jetë përgjegjësi e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë ( pala e cila do t’i dërgon të sëmurit). “Me këtë detyrë ne do ta ngarkojmë sektorin humanitar pranë institucionit tonë, respektivisht Organizatës Humanitare “ Hilal”, e cila është më e përgatitur për menaxhim me segmentin human.

Numri i pacientëve që do t’i dërgojmë do të varet nga shuma e parëve të cilat do të ndahen nga buxheti i paraparë për shërim të personave të varfër me probleme sociale. Për këtë vit më njoftuan se janë ndarë 1 milionë dollarë për qytetarët e Maqedonisë, me të cilat do të udhëheq BFI, shumën e njëjtë në dispozicion e kanë edhe Shqipëri, Kosova dhe Bosnja.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Ky Sulejman Rexhepi pak e rrjepi BFI kur eshte haxhilleku duke i shit vizat e haxhit, ka ore 35.000 euro, e shet mishin e kurbanave, vjedh vakufin , tash ja paska msy turqise….me sa ftyr hala lyp ndihme nga arabet e turqit……Allahi na ruajt nga ky

Back to top button