Nëpunësit gjyqësor të gatshëm për protesta

Nëse nuk bëhen ndryshime urgjente në Ligjin e ri për shërbim gjyqësorë atëherë nëpunësit gjyqësorë do ta bllokojnë punën  gjykatave.

Kryetari i Shoqatës së administratës gjyqësore, Borçe Mirçeski, tha se nëpunësit që punojnë në gjykata me Ligjin e ri për shërbim në gjykata, barazohen me nëpunësit tjerë në administratë, transmeton Alsat.

“Jemi të përgatitur për protesta. Mund të bëjmë obstruksione, grevë dhe ta bllokojmë punën dhe për këtë do të vendoset me kohë se si do të zhvillohen gjërat. Unë mund të them se edhe në këtë moment tanimë kemi largim të kuadrit cilësor në shërbimin gjyqësor”, deklaroi Borçe Mirçeski, kryetar i Shoqatës së administratës gjyqësore.

Mirçevski madje vlerëson se kuadri profesionist shndërrohet në avokatë. Vetëm në muajt e fundit, rreth 15 bashkëpunëtorë ekspert janë larguar nga gjykatat

Lajme të ngjashme

Back to top button