ALARM! Bashkohen Tetova e Manastiri: “Do e marrim apo do e japim frymën”

Më 30 mars 2015 filloi me punë nisma për iniciativën  qytetare “Do e marrim apo do e japim frymën”.

Portalb ju sjell komunikatën e plotë:

“Në kohë të një kaosi total të jetës shoqërore, si duket e kemi harruar të drejtën themelore njerëzore, të drejtën për të marrë frymë. Të ballafaquar me paradoksin ku Qeveria e RM-së shpenzon miliona për fushata nën moton “Mbjell të ardhmen tënde , kurse në anën tjetër ne jemi “të parët në Europë”, në luftën për ajër. Vetëm vitin e kaluar, numrat flasin qartë se sa shtrenjtë mund të na kushtojë e ardhmja.

ALARM! ALARM! ALARM!!!!

Pas protestave të shumta që u organizuan dhe u mbajtën në Tetovë, Shkup dhe Manastir vendosëm që si iniciativë qytetare të dalim bashkë. Ne – si qytetarë të Shkupit të përkrahur nga EcoGuerilla – Tetovë, dhe “Za nas se raboti”- Manastir, publikisht i ftojmë të na bashkangjiten të gjithë qytetarët të cilët kanë problem me traktin respirator; i ftojmë organizatat ku ata janë anëtar; publikisht i ftojmë të gjitha organizatat ekologjike, nënat, fëmijët e të cilave qendrojnë nëpër klinika të sëmundjeve të mushkërrive, pulmologji dhe alergologji, edhe në fund i ftojmë të gjithë qytetarët e vetëdijshëm që me familjet e tyre të na bashkohen në organizimin e marshit me moton e jetës “Do e marrim apo do e japim frymën”.

Lajme të ngjashme

Back to top button