Lëvizja për reforma: Ahmeti sakrifikoi flamurin dhe gjuhën për të shpëtuar kokën

Lëvizja për reforma në PDSH, pas publikimit të audio inçizimev nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev , akuzon liderin e BDI-së Ali Ahmeti se ka  anashkaluar të drejtat kolektive dhe përcaktimet strategjike të një populli të tërë, vetëm e vetëm për të shpëtuar “kokën” e vet.

“Disa ditë pasi që Ahmeti e tha publikisht që nuk i frikësohet të vërtetës që mund të shfaqin videot e përgjimeve dhe inkurajoi liderin e LSDM-së që të publikojë të gjitha materialet që kanë të bëjnë me BDI-në, arriti “përgjigj-ja”, e cila si asnjëherë më parë nxori në sipërfaqe fytyrën e vërtetë të BDI-së”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për reforma në PDSH.

Sipas kësaj lëvizje, nga video materialet e publikuara u pa se si ndodhi që Ali Ahmeti të hyjë në qeveri pa kushte, duke anashkaluar të drejtat kolektive dhe përcaktimet strategjike të një populli të tërë, vetëm e vetëm për të shpëtuar “kokën” e vet.

“Sa i pakuptimtë dukej arsyetimi i Ahmetit kur thoshte që kemi hequr dorë nga gjuha Shqipe dhe Flamuri kombëtar për interesa më madhore, integrimin e vendit në NATO dhe në BE”! Që ironia të jetë me e madhe, propozim-ligjet që Grupi parlamentar i BDI-së dorëzoi asokohe në parlament, në fakt kanë qenë propozim-ligje të shkruar nga dora e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij, prandaj ndodhi ajo që ndodhi, atë që nëpër shekuj nuk arriti të bëjë asnjë pushtues, e bëri BDI-ja: Përgjysmoi dimensionet e flamurit kombëtar dhe nëpërkëmbi pa pushim gjuhën tonë të shenjt. Në qoftë se aq të parëndësishme janë Gjuha dhe Flamuri për ju, atëherë s’ju ngelet gjë tjetër veçse të kërkoni falje dhe të largoheni të turpëruar nga politika për dëmin historik që ju keni shkaktuar shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Lëvizjes për reforma në PDSH.

Lajme të ngjashme

Back to top button