Mbi 5000 qytetarë kundër ligjit për honorarë

Për vetëm 10 ditë më shumë se 5.500 qytetarë i janë bashkangjitur iniciativës për kontestimin e ligjshmërisë së Ligjit për honorarë.

Qëllimi i aksionit është që iniciativa të jetë e disponueshme për të gjithë qytetarët.

Hajde, platforma për politika qytetare për shkak të interesimit të madh të qytetareve do të vazhdojë me aksionin deri të enjten më 9 prill 2015.

Hajde! mbështet edhe marshin protestues të romëve

Hajde, platforma për politika qytetare e mbështet dhe i bashkohet marshit të nesërm të krenarisë dhe dinjitetit, që dëshiron ta përkujtoj opinionin dhe pushtetin aktual të gjitha padrejtësive të cilat institucionet e sistemit i sjellin shoqërisë së romëve në Republikën e Maqedonisë.

Porosia kryesore e këtij marshi, si dhe iniciatori “Romani Avazi” është nevoja që të investohen të gjitha tentimet për përmirësimin e jetës së romëve në shtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button