LSDM: Padi për Izraelitin Haim, Mijallkovin dhe gjykatësen Kostova

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov sot ka ngritur padi penale kundër drejtorit të DBK-së, Sasho Mijallkov, Svetllana Kostovës, gjykatëse  si dhe Haim Hakijni nga Izraeli.

Padia e LSDM-së është për mega skandalin korruptiv për përgatitjet nga Izraeli.

“Padia penale bëhet për mit marrje, keqpërdorim të funksionit si dhe veprës penale dhënies së mitos. Gjatë vitit 2011 i dyshuari i parë Sasho Mijallkov nëpërmjet firmës NN ka pranuar provizion prej 840.000 euro, 540.000 euro dhe 200. 000 euro si shpërblim për arritjen e marrëveshjes  për marrjen e përgatitjeve nga Izraeli me çmimin më të lartë nga vlera reale. Me këtë Mijallkov ka bërë veprën penale marrje të mitos dhe keqpërdorim të funksionit”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button