Shtyhet debati rreth amendamenteve për ndryshimin e Ligjit për pasaporta

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive sot e shtyu debatin rreth amendamenteve për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për pasaportat e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, si dhe të Raportit vjetor të Avokatit të Popullit.

Kryetari i Komisionit Vlatko Gjorçev njoftoi se grupet parlamentare në Kuvend kanë kërkuar konsultime shtesë dhe se vazhdimi i kësaj seance do të caktohet në mënyrë shtesë.

Paraprakisht, pa debat rreth amendamenteve u dhanë për procedurë të mëtejshme ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe të Propozim ligjit për prokurin publik.

Para Komisionit, zëvendësdrejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Sead Sadikovski prezantoi Raportin vjetor për vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button