Lëvizja për reforma në PDSH zgjodhi nënkryetarët e ri të partisë

Lëvizja për reforma në PDSH në mbledhjen e Kuvendit qendror me shumicë votash zgjodhi dy nënkryetarët, Agon Ferati nga Tetova dhe Vlera Bytyçi-Ejupi nga Shkupi. Sekretar gjeneral  u zgjodh Arben Taravari.

Ndërsa procesi i zgjedhjes së nënkryetarit të tretë, i cili do ti takojë rajonit të Kumanovës do të përmbyllet në njërën nga mbledhjet e ardhshme të Kuvendit qendror, pas konsultimeve që do të zhvillohen me degët e asaj zone.

“Gjithashtu, në periudhën në vijim do të konsolidohet edhe kryesia qendrore e partisë në të cilën do të bëjnë pjesë shumica nga ish-kandidatët për kryetar komune në zgjedhjet lokale 2013 dhe kandidatë për deputet të zgjedhjeve lokale 2011 dhe 2014. Procesi i konsolidimit dhe kooptimit të radhëve do të jetë i vazhdueshëm për shkak të interesimit gjithnjë e më të madh për të iu bashkangjitur Lëvizjes për reforma”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes për reforma.

Lajme të ngjashme

Back to top button