Zaev në Prokurori: E vërteta për mua do të dalë në sipërfaqe

Lideri i LSDM-s, Zoran Zaev sot në Prokurorinë Publike ka dëshmuar lidhur me akuzat për mit marrje nga një qytetarë për tokë ndërtimore.

Zarv tha se nga avokatët e tij e din se ekzistojnë ende veprime  juridike të cilët gjatë procedurës duhet të mbarojnë që të mund të vendos Prokuroria, çfarë më tutje?

“Dëshmia ime është në detaje, për këtë arsye them se kjo është një lëndë ku nuk ka para dhe lëndë. Përgjegjësia ime është që të jem këtu që të lë gjurmë në drejtësinë. Nuk jam avokat, por nga avokatët e mi e di se lëndë në të cilën nuk ka para deri më tani nuk është proceduar deri më tani në Maqedoni. Ky proces është i çuditshëm në kontest të situatës politike në vend. Do të vijë koha kur e vërteta do të dalë në sipërfaqe për gjithçka, por edhe për procesin me Zaevin. E di që personi që është munduar të më montoj rastin ka dhënë dëshmi, por a ka dhënë dëshmi në Prokurori nuk e di”, thotë Zoran Zaev.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button