Shqipëri, imamët në Gjykatë: Nuk jemi terroristë, njerëzit po vrasin dhe po lirohen

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda, sot është zhvilluar seanca e radhës për 9 xhihadistët e akuzuar për rekrutim luftëtarësh shqiptarë duke i dërguar për Xhihad në Siri dhe për financim të terrorizmit.

Mësohet se kërkesa e imamëve Orion Recin dhe Astrit Tolën për gjykim të shkurtuar nuk është pranuar nga gjykata, duke sjellë debat në seancën gjyqësore.

Avokati i Orion Recit ka kërkuar përjashtim të trupit gjykues, kur nga imamët dëgjoheshin thirrjet “Vdekshi të gjithë ishalla”, drejtuar gjykatësve kur ata raportonin vendimet në drejtim të tyre.

Imami Zeqir Imeri ka thënë: “Kjo është Gjykata e djallit, njohim ligjet e Allahut”.

“Ne nuk jemi terroristë. Njerëzit po vrasin dhe po lirohen. Mos kujtoni se nuk i shohim lajmet”. Më keto fjalë i është drejtuar trupit gjykues imami i Mëzezit, Bujar Hysa, i akuzuar bashke me 8 persona të tjerë për rekrutimin e shtetasve shqiptarë dhe dërgimin e tyre në frontin e luftës në Siri. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button