Është grabitur ar dhe para nga dy shtëpi në Shkup

Një grabitës me dhunë ka hyrë në shtëpinë e shkupjanit 50 vjeçar XH.S. dhe ka grabitur para dhe ar. Ai me dhunë e ka hapur derën e hyrjes dhe ka grabitur 7.000 euro dhe ar me çka ka bërë dëm prej rreth 660.000 denarësh.

Në polici është paraqitur mbrëmë se ai më datën 4 të këtij muaji në bul. “Makedonsko­kosovska brigada” autor i panjohur me dhunë e ka hapur derën e hyrjes dhe ka grabitur.

Mbrëmë është paraqitur edhe një grabitje në fshatin Kosel të Ohrit.

Grabitësi nga shtëpia e banorit 53 vjeçar të këtij fshati ka grabitur rreth 10.000 euro. Policia punon në zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Back to top button