fbpx

“Patriotët e Maqedonisë” mbledhin nënshkrime për burgosjen e Zaevit

Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë ka nisur të mbledhë nënshkrime nga qytetarët duke synuar të ngritë procedurës për “përgjegjësi për tradhti ndaj liderit të LSDM-së Zoran Zaev, shkruajnë mediat proqeveritare.

Kjo Lëvizje vlerëson se edhe Zaev duhet të trajtohet njësoj sikur qytetarët tjera para Kushtetutës dhe ligjeve. Gjithashtu, kërkohet që sa më shpejt institucionet shtetërore të kërkojnë përgjegjësi dhe ai të burgoset për tradhti në lidhje me rastin “puç” dhe për zbulimin e sekreteve shtetërore, raporton Kurir.

Në një tubim të mbajtur mbrëmë, gazetari proqeveritar Milenko Nedelkovski kërkoni sa më shpejt të jetë e mundur Zaev të ndalohet. Gjithashtu, ai kërkoi që edhe ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett të shpallet “persona non grata”.

Organizatorët kanë njoftuar se mbledhja e nënshkrimeve që filloi mbrëmë do të vazhdojë  për çdo natë deri në përfundim të Pashkëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button