Erdogan nis vizitën në Iran

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Iran për një sërë takimesh të nivelit të lartë.

Vizita vjen me gjithë tensionet e fundit midis fqinjëve në lidhje me një operacion ushtarak, të udhëhequr nga Arabia Saudite, kundër rebelëve shiitë Huthi në Jemen, transmeton REL.

Erdogan ka mbështetur publikisht sulmet ajrore kundër rebelëve që mbështeten nga Irani.

Ai po ashtu ka akuzuar Teheranin se bën përpjekje “të dominojë rajonin”.

Por, Irani mohon mbështetjen ushtarake për rebelët në Jemen, të cilët kanë detyruar edhe presidentin e këtij vendi, Abd-Rabbu Mansour, të largohet.

Marrëdhëniet diplomatike midis Turqisë dhe Iranit janë tendosur viteve të fundit edhe për shkak të mosmarrëveshjeve se si të zgjidhet lufta civile në Siri.

Lajme të ngjashme

Back to top button