Banorët e Qystendilit blejnë karburante, djathë dhe mish qengji në Maqedoni

Banorët Qystendilit dhe vendeve të tjera të banuara ndërkufitare rregullisht i mbushin makinat me karburante nga pompat e benzinës në Maqedoni, ndërsa blejnë edhe produkte ushqimore të cilat janë më të lira se në Bullgari, tregojnë të punësuarit në vendkalimin kufitar Gjueshevo, kumtoi Radioja kombëtare bullgare. Çmimi për litër dizel në Maqedoni është 1,70 leva, ndërsa dallimi me atë në Bullgari është mbi 50 qindëshe për litër. Një ish polic kufitar nga Qystendili tregon se shfrytëzon për 52 qindëshe naftë më të lirë kur e mbush rezervuarin prej 170 litra në makinën e tij në Kriva Pallankë, shkruan Koha.

Edhe pse është lejuar të barten karburantet edhe në tuba, deri në 20 litra, tani për tani nuk ka raste të tilla, ndërsa bagazhet e makinave të Qystendillit përmes Gjueshevos ende nuk janë rezervuar plotësues me tubat, thonë doganierët bullgar. Në vigjilje të festave të Pashkëve shpeshtohen përpjekjet për bartje të mishit të qengjit nga Maqedonia, që është e ndaluar, madje edhe për konsumim personal.

Të premten në VK Gjueshevo është konfiskuar mish qengji, i blerë në Kriva Pallankë, tregojnë doganierët e pikës kufitare. Disa furnizohen edhe nda djathi i Maqedonisë me çmim prej 7 deri në 8 leva për kilogram. Përparësia nuk është vetëm çmim më i lirë, por edhe kualiteti i mirë sepse djathi i Maqedonisë është nga qumështi i pastër, pa shtesa, thonë udhëtarët të cilët kalojnë përmes VK Gjueshevo-Deve Bair.

Lajme të ngjashme

Back to top button