Recension: Pas videos së turpshme të porositur në “Al Xhazira”, edhe një goditje mbi shtetin maqedonas

Ky është edhe një tekst që ka për qëllim ta nënçmojë kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev. Sikurse edhe në artikuj të tjerë të ngjashëm, edhe te ky nuk ka fakte, e as që ka argumente në të, por në mënyrë sipërfaqësore, pa dëshmi për vërtetësinë plasohet një tezë me një qëllim të vetëm – të sulmohet lideri i opozitës dhe të nënçmohet ai në sytë e lexuesve.

zaev al jezeiraLinku deri te artikulli origjinal: Pas videos së turpshme të porositur në “Al Xhazira”, edhe një goditje mbi shtetin maqedonas

Data dhe koha e publikimit: 01.04.2015, 17:27

Data e recensionit: 03.04.2015

Recensues: Vllado Gjorçev

 

TREGIME KONSPIRATIVE

Teksti prej fillimi deri në fund merret me tregime konspirative. Në “interes” të kësaj teze nxirren teshat e ndyta nga tekstet e kaluara, të cilat, poashtu, e kanë “analizuar” ndonjë moment në formë pështyrëse. Kështu, në këtë artikull kemi përmbledhje të tre momenteve për të cilat kapet ky tekst, e asnjëri nuk është i qëndrueshëm.

Më e reja në këtë seri sulmesh është ajo se Zaevi, gjoja e rrezikon sigurinë shtetërore me atë që ka publikuar materiale të përgjuara për një skandal korrupsioni ndërmjet një funksionari maqedonas dhe një firme nga Izraeli. Dhe pa paraqitur fakte se është rrezikuar siguria e vendit, në artikull bëhet shpifje për një njeri i cili dëshiron ta demaskojë strukturën kriminale të pushtetit. Nëse ka pasur problem me sigurinë, sipas të gjitha gjasave do të duhej të mblidhet Këshilli i sigurisë, do të ngritej gatishmëria ushtarake e forcave të sigurisë, do të alarmohej nëpër media. Mirëpo, kjo nuk është bërë. Megjithatë, teksti me ngulm e shtyn tezën se Zaevi e rrezikon sigurinë e Maqedonisë, dhe me këtë rast, që puna të bëhet edhe qesharake, nuk citohen pjesë nga bisedat e përgjuara që të kuptohet se si dhe pse i jepet aq rëndësi këtij momenti. Me atë, teksti duket sikur zënka ndërmjet të shurdhërit dhe të verbërit. Është zënë me diçka, mirëpo nuk shihet se me çka.

Teza e dytë që dëshiron ta imponojë teksti është ajo se marrjen pjesë të disa funksionarëve të LSDM-së dhe të gazetarëve në një emision të televizionit “Al Xhazira”, opozita dëshiron të krijojë krizë, me anë të së cilës, nëpërmjet qeverisë kalimtare do të vinte në pushtet. Edhe këtu është e vështirë të konfirmohet e vërteta, për shkak se është shumë naive të besohet se me një pjesëmarrje në ndonjë emision mund të shkaktohen tensione në Maqedoni. Me këtë rast, duhet theksuar se emisioni ishte debativ, pa asnjë fjalë të shprehur publikisht me të cilën do të dëmtohej vendi dhe siguria e tij.

 

TË NËNÇMOJË

Teza e tretë, në lidhje me atë se LSDM-ja angazhohet për kryeministër shqiptar dhe për gazetar shqiptar për drejtor të RTVM-së, është krejtësisht e pakuptueshme. Pse për shembull, kjo të mos mund të ndodhë? Pse nuk ka mundësi që Maqedonia, e cila është shtet multietnik, të mos ketë kryeministrë shqiptar, ose serb, ose boshnjak, rom? Teksti me këtë i nënçmon njerëzit që jetojnë në Maqedoni. Dhe, edhe pse dëshiron që ta akuzojë LSDM-në se ka për qëllim të shkaktojë tensione ndëretnike, artikulli e bën pikërisht këtë. Ai e ndez mostolerancën ndëretnike. Mirëpo, këtë nuk kanë mundur ta supozojnë inspiruesit e këtij artikulli. Dhe, megjithatë, sa për vërtetësinë, duhet theksuar se anketa e gazetarëve për atë se kë duan ta shohin si ministër dhe si kryeministër, ishte e javores “Fokus”, e jo e LSDM-së.

Ky është edhe një tekst që ka vetëm një qëllim të thejshtë. Të nënçmohet dhe të nxihet partia opozitare dhe lideri i saj. Prandaj, edhe në fund kemi një tekst që nuk respekton standarde dhe profesionalizëm, dhe në fund të fundit nuk ka asnjë kuptim.

Lajme të ngjashme

Back to top button