Memeti i shkruan Ademit: Merrni seriozisht kërkesat e nxënësve

Avokati i Popullit Ixhet Memeti në një letër dërguar ministrit për arsim dhe shkencë, Abdilaqim Ademin, kërkon që të merren parasysh vërejtët e nxënësve për reformat në arsim.

“Për kualitetin dhe përmbajtjen e ndryshimeve në cilëndo sferë, posaçërisht në sferën e arsimit është e duhur analizë e gjendjes. Ndryshimet nuk duan të sillen shpejt, pa konsultime me opinionin e gjerë, përkundrazi, në mënyrë transparente nëpërmes debatit publik duke i përfshirë të gjithë palët me qëllim që të gjithë të kenë dobi”, kështu ka shkruar Ixhet Memeti në letrën e tij drejtuar ministri të arsimit, Abdilaqim Ademi.

Sipas tij sjellja e reformave në arsim dhe mënyra e realizimit pa konsultim paraprak, komunikim dhe dialog me të rinjtë e kyçur në procesin arsimor, kontribuon që reformat të ndjehen të panevojshme dhe të pavlefshme.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button