Zaev duhet të paraqitet në Prokurorinë Publike

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot duhet të paraqitet në Prokurorinë Publike për akuzat që rëndojnë ndaj tij për korrupsion, nën dyshimin se ka kërkuar 200 mijë euro mito nga një biznesmen nga Strumica.

Për të njëjtën vepër Zaev të premten u paraqit në Prokurori dhe më pas deklaroi se bëhet fjalë për rast të montuar dhe të porositur nga pushteti. Megjithatë u shpreh se është paraqitur në Prokurori për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet.

Kohë më parë gjatë një tribune të mbajtur në Sallën Universale  në Shkup ai nuk hezitoi të përmend publikisht emrin e biznesmenit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button