Romët më 8 Prill do të protestojnë para Qeverisë

Shoqata për forcimin dhe organizimin e bashkësisë rome “Romano Avazi”, me rastin e  8 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Romëve, dita kur festohet identiteti I Romëve, do të organizojë një marsh protestues, marsh për Krenarinë dhe Dinjitetin.

Marshi do të fillojë nga lagjja e romëve Fushë Tophanë në orën 12 ndërsa nëpërmjet Kalasë do të përfundojnë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi I marshit është që ti dërgohet porosi qeverisë se bashkësia rome edhe përkundër shumë padrejtësive nga ana e institucioneve të sistemit, është krenare me identitetin e saj si Rom.

Lajme të ngjashme

Back to top button