Ballkani nuk mund të qetësohet pa u zgjidhur çështja shqiptare

Ballkani nuk mund të qetësohet për derisa nuk do të zgjidhet drejtë e përfundimisht çështja kombëtare shqiptare.

Programi ynë kombëtar duhet të jetë një projekt shkencor, që do të ngërthente programin politik, ekonomik, social, kulturor dhe ekologjik. Kështu do të kishim një program të interesave tona kombëtare, që do të na mobilizonte kombëtarisht dhe të na obiligonte moralisht për sendërtimin e tij. Do të ishte ky një program i rilindjes sonë kombëtare mbi traditën tonë historike dhe vlerat tona të lashta.

Pa program nacional kombëtar është: “Të thuash se e sheh dritën në fundin e tunelit të errët pa e parë, është shpresë e të marrit!”

Për shqiptarët nuk ka asnjë fije dyshimi se zgjidhja e vetme e drejtë dhe e plotë e çështjes së tyre është bashkimi kombëtar.Mirëpo,koncepti i bashkimit të trojeve etnike shqiptare,u spekulua dhe vazhdon të spekulohet edhe sot e kësaj dite me konceptin e së ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe.

Bashkimin kombëtar të shqiptarëve e konsiderojmë si një të drejtë natyrore të tij,prandaj edhe kërkesën për bashkimin kombëtar e gjykojmë si një kërkesë të natyrshme dhe aspiratë njerëzore,veçanërisht pas shumë ndryshimeve në hartat gjeografike dhe politike që kanë ndodhur në Ballkan,në Evropë dhe në Botë,gjatë dhjetëvjetshit të fundit.Prandaj janë të paqëndrueshme sulmet për një kohë të gjatë dhe nga shumë drejtime në aspiratat dhe të drejtën e shqiptarëve për bashkimin kombëtar.Në vend të këtyre aspiratave shqiptarëve u janë sugjeruar koncepte që bien ndesh me aspiratat e tyre,janë nxjerrë dhe rinxjerrë,të thuash, projekte që rekomandojnë lloj-lloj “federatash të reja ballkanike”.Qëllimi themelor i këtyre projekteve ishte dhe është luftimi i idesë së bashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike.

Nga më shumë argumente që favorizojnë bashkimin kombëtar të shqiptarëve theksojmë,në vend të parë,atë se shqiptarët jetojnë në një rryp të pandërprerë tokësor dhe kudo që janë sot të vendosur,jashtë kufijve administrativë të shtetit shqiptar,në mënyrë të natyrshme,përbëjnë elementet e popullit, d.m.th.,të kombit dhe se,mbi këtë bazë,paraqesin “përmbajtjen kolektive unike historikisht të vendosur dhe të formësuar”.

Ballkani nuk mund të qetësohet për derisa nuk do të zgjidhet drejtë e përfundimisht çështja kombëtare shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button