Bateli: Ekziston shqetësimi për ngjarjet politike turbulente në vend

“Bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë, por shteti duhet të tregojë se ka kapacitet demokratik që t’i përgjigjet situatës dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëpërmjet dialogut dhe sjelljes me përgjegjësi të udhëheqjes shtetërore në interes ë qytetarëve, thotë profesor Roberto Bateli, specialist dhe përfaqësues për Evropën Juglindore në Kuvendin e OSBE-së. për REL.

Ai thotë se ekziston shqetësimi për ngjarjet politike turbulente në vend dhe misioni i OSBE-së seriozisht e ndjek situatën. Batelli porosit se duhet të merren masa që të kthehet besimi në institucionet shtetërore.

“Duhet të kthehet besimi në drejtësinë si dhe pavarësinë e institucioneve shtetërore. Kjo situatë nuk ndihmon. Dua të them se faktorët përgjegjës duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme dhe ta kthejnë besimin në institucionet demokratike në vend”, thotë Bateli.

Lajme të ngjashme

Back to top button